Krem me luleshtrydhe
Appearance
- Përbërësit. Për 6 persona: 1,5 kg luleshtrydhe, 500 g sheqer, 750 g qumësht, 8 vezë, 120 g nisështë orizi.
- Përgatitja. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të formohet një masë e fryrë. Shtoni nisështënë dhe pastaj hidhni ngadalë qumështin e ftohtë. Mbajeni në zjarr të dobët duke vazhduar ta trazoni derisa kremi të trashet. Fruloni luleshtrydhet përzjejini me kremin duke e lënë enën mbi zjarr gjithnjë në flakë të ulët dhe kur kremi të jetë bërë homogjen hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një tas të gjerë. Servireni të ftohtë.