Jump to content

Kriptografia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Makina koduese gjermane "Lorenc", përdorur në Luftën e Dytë Botërore për deshifrimin e mesazheve tepër sekrete.

Kriptografia (nga greq. κρυπτός, kriptos - i fshehtë, dhe γραφία, grafia - shkrim) është shkenca e kodimit dhe e përçimit të informacioneve dhe të dhënave të fshehta (sekrete). Qëllimi kryesor i kriptografisë është fshehja e kuptimit të mesazheve, por zakonisht jo ekzistencës së tyre. Kriptografia përkufizohet sipas kriptografit të njohur Ron Rivest si "komunikimi në prani të kundërshtarëve". Ajo është pjesë qëndrore e disa fushave: sigurimit të informacioneve dhe çështjeve përkatëse, veçanërisht identifikimit dhe kontrollit hyrës. Kriptografia luan një rol te rendesishem edhe ne informatikë, veçanërisht ne teknikat e perdorura ne sigurine kompjuterike dhe rrjetore, si p.sh. kontrolli hyres apo të së drejtës së përdorimit të një aparati kompjuterik dhe besueshmerise se informacioneve. Kriptografia perdoret gjithashtu ne shume zbatime qe ndeshen ne jeten e perditeshme, si fjalekalimet kompjuterike, kartat bankare dhe tregetine elektronike.
Kriptografia së bashku me kriptoanalizën formojnë kriptologjinë.

Historia e kriptografsë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]