Jump to content

Koha Prekambriane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kriptozoiku)

Prikambriani (ose Para-Kambriani, nganjëherë i shkurtuar pꞒ, ose Kriptozoiku) është epoka më e hershme e historisëTokës, e vendosur përpara Eonit aktual fanerozoik. Prekambriani është quajtur kështu sepse i parapriu Kambrianit, periudhës së parë të Eonit Fanerozoik, i cili është emëruar sipas Cambria, latinisht për shtetin e Uellsit, ku shkëmbinjtë nga kjo epokë u studiuan për herë të parë. Prekambriani përbën 88% të kohës gjeologjike të Tokës.

Prekambriani është një njësi joformale e kohës gjeologjike,[1] e ndarë në tre eona (Hadean, Arkean, Proterozoik) të shkallës kohore gjeologjike. Ai shtrihet nga formimi i Tokës rreth 4.6 miliardë vjet më parë (Ga) deri në fillimin e periudhës Kambriane, rreth 538.8 milion vjet më parë (Ma), kur krijesat me guaska të forta u shfaqën për herë të parë me bollëk.

  1. ^ Gradstein, F.M.; Ogg, J.G.; Schmitz, M.D.; Ogg, G.M., red. (2012). The Geologic Timescale 2012 (në anglisht). Vëll. 1. Elsevier. fq. 301. ISBN 978-0-44-459390-0.