Kristaq Jorgji
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kristaq Jorgji ka qenë arsimtar gjatë gjithë jetës, dhe koleksionist i pullave dhe kartolinave postare, kartëmonedhave, monedhave, kartave telefonike. Më 1997 ai ka prezantuar ekspozitën: "Korça nëpërmjet pullave postare, kartëmonedhave dhe kartolinave". Dhe ekspozitën "Përpjekjet e Popullit Shqiptar për Liri dhe Pavarësi" ku ka prezantuar koleksionin e pullave me figura historike. Kur e kujton këtë, Jorgji sjell ndër mend zanafillën e pullave shqiptare, "të shpikura" qysh më 1913 me figurën e Skënderbeut. Jorgji, kryetar i shoqatës së filatelistëve në Korçë, dhe anëtar në shoqatën e Tiranës, e njeh mirë historinë e tyre.