Kristo Qiriazi
Appearance
Kristo Qiriazi ishte sekretar i Klubit "Bashkimi" të Manastirit (pas Gjergjit), njëri ndër veprimtarët e shquar të "Shoqërisë Botonjëse Letrare" të këtij qyteti. Me ndihmën e kësaj Shoqërie dhe të atdhetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, sidomos të Fehim Zavalanit, Dr. Gjergj Pekmezit e të Mid`hat Frashërit, ia doli të sjellë një shtypshkronjë moderne në Manastir, të cilën e quajtën "Bashkim`i Kombit". Kristo Qiriazi ishte drejtori i saj dhe bëri punë të madhe në botimin e librave, teksteve dhe gazetave në gjuhën shqipe.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |