Kryqi i harresës
Kryqi i harresës roman, Autore: Flutura Açka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 196.
Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Holandës. Rikthimi i një gjaku gjashtëdhjetëvjeçar, një fëmijë dëshmitar dhe peng i tij, një djalë i ri me dilemat e emigrimit, një dashuri e fuqishme, por e dyzuar, një tjetër burrë fatkeq nën hije paranojash, një e huaj në udhëkryqet shqiptare, një familje, një qytet e më gjerë në "grackën" e Kanunit të Lekë Dukagjinit, si njerëz me fatin e varur te befasia - plazmojnë bashkë jetën në një libër të vetëm. Fatalitet, rikthimi përmbysës i së shkuarës, kërcënimi nga barbaria, shpresë diabolike, marrëzi dashurore, seks, udhëtime të prera, besë, mosbesim, gjak që përzjen personazhe të tërë, dy botë që përplasen herë pa u pajtuar, herë duke u tretur në një. Ky roman nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllimin për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.