Ksenofanis
Ksenofanis ishte një filozof-poet grek që jetoi në vende të ndryshme të botës së lashtë greke në fund të shek të VI dhe në fillim të shek të V. Historia e tij kujtohet për kritikën e ashpër që ushtroi mbi fenë. Në realitet, imazhi i Ksenofanit që rezulton nga fragmente të ndryshme letrare, na paraqet një rapsod udhëtar që kontestoi dhe ushtroi kritike te ikonat poetike të zotave dhe themeloi një tjetër perceptim për nënën natyrë. Përveç kësaj, ishte skeptik, vëzhgues i natyrës njerëzore dhe shpjegues i një forme të veçantë kërkimi (historie), të cilën e adoptuan dhe diskutuan filozofët-shkencëtarët e kohës së tij. Në të njëjtën kohë, puna e rapsodit e bëri këshilltar social të bashkëqytetarëve të tij, të cilët i shtynte të respektonin natyrën dhe mbronin qytetin e tyre. Diogjeni Laertios përmend se Ksenofanis, djalë i Dheksiut lindi në qytetin e vogël Kolofon të Ionisë dhe u bë i njohur gjatë Olimpiadës së XVI (540 – 537 p.e.s). Laertis tregon se Ksenofanis u përzu nga atdheu i tij, kur Midho hyri në Ioni 546/5 p.e.s./ Si rezultat i së cilës nga një ditë në tjetrën u gjend në Katani të Siçilisë, ku u angazhua me Homerin dhe Hisodin. Atje shkroi veprat e tij që bashkoi për themelimin e Kolofona dhe Eleas. Shkrimtarë pasardhës shtojnë se varrosi djemtë e tij me duart e veta, u shit si skllav dhe u çlirua në moshë të madhe. Sipas dëshmive të vetë Ksenofanit u vërdallos në tokën greke për plot 57 vjetë, duke filluar nga mosha 25 vjeç. Në Diels Krtaz ka 45 pjesë (fragmente) të poezisë së tij. Një pjesë e poezive të tija arritën të ruhen deri në ditët tona falë Athineos.
Kritikë në perceptimin popullor të fesë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ksenofanis ishte kontestues, konteston çdo përshkrim të paraardhësve në lidhje me ekzistencën e zotave. Këtë nuk e bën sepse do të shikojë botën me sy tjetër, por sepse mendon se zoti nuk ka të bëjë me virtytet që i japin Homeri dhe Hisodi. Kritika e tij mbi fenë popullore ndoshta u shkrua gjatë qëndrimit të tij në Katani dhe u ruajt në pjesët B11/12, ku përshkruhen dhe kritikohen historitë për zotat që rrëfejnë poetët. Baza e kontestimit të Ksenofanit për mendimet e poetëve, kishte të bënte me faktin që sipas tij sjellja skandaloze ishte e pakompromisueshme me mirësinë ose perfektësinë që pretendohet se zotëron çdo ekzistencë hynjore. Në fragmentet e njohura B14.16, Ksenofani komenton tendencën e përgjithshme të krijesave njerëzore të perceptojnë krijesat hynjore me formë njerëzore.
Natyra e hynjisë dhe kërkimi shkencor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me aq sa dimë Ksenofanis ishte filozofi i parë grek që la pas një tregim kompleks dhe sistematik për natyren e hynjisë. Në kritikën e Homerit dhe Hisodit duket qëndrimi i i tij përballë faktit që i imagjinojnë hynjitë me formë njerëzore. Por qëndrimi i tij akoma më i qartë shfaqet në fragmentin B23, ku karakteristikisht thotë:
“Një zot madhështor midis hynjive dhe njerëzve. Nuk ngjan aspak me ata as në trup, dhe as në mendime”. Edhe pse ky vëzhgim shpesh përdoret si frazë iniciuese e monoteizmit, ndoshta Ksenofanis synon të theksojë më shumë jo thjesht një Zot, por më të madhin Zot, mendim që e takojmë dhe tek Iliada e Homerit. Ai zot është i madh sa në forcë po aq dhe në nder.