Kukullat nuk kanë Atdhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kukullat nuk kanë Atdhe Gjinia: Roman. Autore: Flutura Açka. Shtëpia botuese: "Skanderbeg Books". Viti i botimit 2013. Faqet e librit 496. ISBN 978-99943-51-80-0

Mbi librin

A është ky Atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre. A do të munden ato ta krijojnë dhe ruajnë identitetin nëpër këtë Atdhe të munduar nga politika, nga historia dhe kaosi i tranzicionit të gjatë shqiptar?