Jump to content

Kulla e pjerrët e Pizës

Coordinates: 43°43′23″N 10°23′47.10″E / 43.72306°N 10.3964167°E / 43.72306; 10.3964167
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

43°43′23″N 10°23′47.10″E / 43.72306°N 10.3964167°E / 43.72306; 10.3964167


Kulla e pjerrët e Pizës ose thjesht Kulla e Pizës është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës.

Edhe pse kishte si qellim te ishte një kulle e drejte, Kulla e Pizes filloi dalëngadalë te anonte. Si fillim ajo kishte një prirje te anonte drejt juglindjes menjehere pas përfundimit te ndërtimit te saj ne 1173 me një baze te dobët mbi një toke jo te forte, gjë qe u be shkak qe kulla te anohej. Ne ditët e sotme kulla anon drejt jugperëndimit.

Lartësia e kullës është 55,86 m nga toka ne anën me te ulet dhe 56,70 m ne anën me te larte. Gjerësia e murit ne baze është 4,09 m dhe në krye 2,48 m. Pesha e saj është vlerësuar 16 000 ton. Kulla ka 294 ose 296 hapa, kati I shtate ka 2 hapa me pak ne veri. Para se te niste puna për restaurimin e kullës, e kryer midis 1990 deri ne 2001, kulla kishte një pjerrësi prej 5,5 grade, kurse pas përfundimit te punës ajo qëndron ne një pjerrësi prej 3,99 grade. Kjo do te thotë qe maja e kullës qëndron 3,9 m me lart se vendi ku ajo duhej te ishte nëse do te ishte kulle vertikalisht perfektë.

Kulla e pjerrët e Pizës

Kulla e Pjerrët e Pizes ishte një pune arti, e performuar ne tre faza te ndërtimit te saj ne një periudhe mbi 177 vjet. Ndërtimi i katit te pare te kambanores me mermer te bardhe filloi ne datën 9 gusht 1173, një periudhe suksesesh ushtarake dhe prosperiteti. Kati I pare ka një hark te artikuluar nga shtyllat qe përdoreshin ne kryeqytetet klasike korintike.

Kulla filloi te fundoset pasi ndërtimi kishte bere progres deri ne katin e trete ne 1178. Kjo ishte si shkak i një themeli 3 metersh i vendosur ne një taban te dobët dhe te përqendrueshëm dhe i një dizajni me te meta qe ne fillim te tij. Me pas, ndërtimi u ndal për gati një shekull sepse pizianet ishin vazhdimisht te angazhuar neper luftëra me Gjenoven, Lukan dhe Firencen. Kjo i lejoi tabanit kohe për t’u zgjidhur. Ne te kundërt kulla me siguri qe do te ishte përmbysur. Ne 1198, orët u instaluan përkohësisht ne katin e trete te nderteses se papërfunduar.

Ne vitin 1272 rifilloi ndërtimi i kullës nga Xhovani di Simone, arkitekti i Kamposantos.

Ne një përpjekje për te kompensuar animin e kullës, inxhinieret i ndërtuan katet e mësipërme me mure qe ishin ne një ane me te gjate se ne anën tjetër. Kjo e beri kullën te niste te anohej ne drejtimin tjetër. Si pasoje e kësaj, aktualisht kulla është aktualisht me kurbe. Ndërtimi u ndalua serisht ne 1284 sepse pizianet u munden nga gjenovezet ne Betejën e Melorias.

Kati i shtate ishte përfunduar ne 1319. Dhoma e kembanes nuk u shtua deri ne fund te vitit 1372. Ajo u ndërtua nga Tomazo di Andrea Pizano, i cili ia doli mbanë ne harmonizimin e elementeve gotike te dhomës se kembanes me stilin roman te kullës. Ka gjithsej 7 kembana, një për çdo note te shkalles muzikore. Me e madhja nga kembanat u instalua ne vitin 1655.

Pas një faze te riforcimit strukturor (1990-2001) kulla po kalon aktualisht ne restaurimin gradual sipërfaqësor, me qellim qe te rregullohet çdo dëmtim i dukshëm, kryesisht korrozion dhe nxirje. Keto janë veçanërisht te forta për shkak te moshës se kullës dhe ekspozimit te saj ndaj shiut dhe erës.

Ne 5 janar 1172, Donna Berta di Bernardo, një e ve dhe banuese ne shtepine e Opera di Santa Maria, la trashëgimi “sessanta soldi” ose gjashtëdhjetë monedhat për Opera Campanalis petrarum Sancte Marie. Keto para duhet te përdoreshin me qellim qe te bliheshin disa gurë te cilët ende formojnë bazën e kullës se kembanes sot.

Ne 9 gusht 1173 u vunë themelet e kullës.

Gati kater shekuj me vone Xhorxho Vasari shkroi : “Gulielmo, duke u bazuar mbi atë çka thuhet, ne vitin 1174, bashke me Bonanon si skulptor, vuri themelet e kullës se kembanes se katedrales ne Piza.

Nje tjetër ndërtues i mundshëm është Xherardo di Xherardo. Emri i tij paraqitet si një dëshmitar i trashegimise se mësipërme te Berta di Bernardo si “Mjeshter Xherardo”, dhe si një punëtor emri i te cilit ishte Xherardo.

Nje tjetër ndërtues me i mundshëm është Diotislavi, si pasoje e periudhës se ndërtimit dhe ngjashmërisë se structures se kullës me atë te ndërtesave te tjera ne Piza. Por ai zakonisht i nënshkruante veprat e tij dhe nuk ka asnjë nënshkrim te tijin ne kullën e kembanes.

Xhovani di Simone u përfshi shume ne punën e përfundimit te kullës, nen drejtimin e Xhovani Pizano, i cili net e njejten kohe ishte edhe arkitekti i Opera di Santa Maria Maggiore. Mund te jete i njëjti Xhovani Pizano i cili përfundoi ndërtimin e kambanores.

Xhorxho Vasari tregon se Tomazo di Andrea Pizano ishte dizajnuesi i kambanores midis viteve 1360 dhe 1370.

Ne 27 dhjetor 1233 punëtori Benenato, djali i Xherardo Botici, mbikëqyri vazhdimin e ndërtimit te kambanores.

Ne 23 shkurt 1260 Guido Speciale, biri i Xhovanit, një punëtor ne Katedralen Santa Maria Maggiore, u zgjodh për te mbikëqyrur ndërtimin e Kullës se Pizes.

Ne 12 prill 1264 arkitekt Xhovani di Simone dhe 23 punëtoret shkuan ne malet afër Pizes për te shkurtuar mermer. Gurët e prere iu dhanë Rainaldo Speciales, punëtor ne San Francesko.

Ka pasur shume debate për sa i përket identitetit te vërtete te arkitektit te Kullës se Pjerrët te Pizes. Për shume vjet, dizajnimi iu atribuua Gulielmos dhe Bonano Pizanos, një artist i mirënjohur vendas ne shekullin e 12-te ne Piza, i famshëm për hedhjen e tij ne Bronz, kryesisht ne Piza Duomo. Bonano Pizano la Pizen ne vitin 1185 duke u nisur për ne Monreale, Sicili, vetëm për t’u kthyer dhe për te vdekur ne vendlindjen e tij. Nje pjese e derdhur me emrin e tij u zbulua ne bazën e kullës ne 1820, por kjo mund te jete e lidhur me derën e bronzte ne fasadën e katedrales, e cila u shkatërrua ne 1595. Megjithatë studimet e fundit duket sikur tregojnë Diotislavin si arkitektin origjinal për pasoje te kohës se ndërtimit dhe ngjashmërisë se kullës me veprat e tjera te Diotislavit, shume te dukshme Kulla e San Nikolas dhe Vendi i Pagezimit ne Piza. Sidoqoftë, ai zakonisht i firmoste punët e tij dhe nuk ka asnjë shënim ne kulle qe te çoje ne studime te mëtejshme për këtë hipoteze.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]