Jump to content

Kullat e Carrabregut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dy kulla në Carrabreg

Kullat e Carrabregut janë një trashëgimi kulturore dhe arkitekturale që gjenden në Carrabreg.

Kulla është shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate. Zakonisht ndërtimi i kullës bëhej në vende të ngritura dhe shërbente si banesë. Dritaret e vogla dhe frengjit shërbenin për mbrojtje nga sulmet e ndryshme. Kati i dytë a i tretë përbëhej nga odat e miqve. Në fshatin Carrabregu i Epërm në vitin 1980 gjatë regjistrimit ekzistonin mbi 70 kulla dy dhe tri katëshe, tri nga këto ishin nën mbrojtjen e trashegëmisë së Kosovës, por lufta e fundit në Kosovë i shkatërroi të gjitha këto. Kjo dëshmon së armiku kishtë qëllim zhdukjen e trashëgimisë kulturore.

Sot në fshatin Carrabregu i Epërm ekzistojnë dy kulla që pritet të renovohen nga shteti. Kulla e Ramush Loshaj që është një kullë tri katëshe me një stil të veçantë, këtë veçanti e përbën qardaku i saj që është i gurit pranë saj është edhe mulliri i ujit për bluarjen e drithrave, ky mulli është i vjetërsisë relativisht 400-500 vjeqare, kati i parë i kullës ka shërbyer për bagetinë e familjës, ndërsa kati i dytë për banimin e antarëve të familjës dhe në katin tretë kjo kullë kishet odën e burrave e punuar me një stil të veçantë prej drurit të skalitur, ky dru kryesisht ishte i gështënjës që donimonte në këtë lokalitet. Në vitin 1980 kjo kullë dhe mulliri pranë saj ishte future nën mbrojtjen e trashëgëmisë kulturore të Kosovës. Ndërsa sot është e shkatruar dhe është në pritjen e renovimit nga Ministria e Kulturës së Kosovës. Një kullë tjetër që pritet të renovohet është edhe ajo e Xhafer Loshaj. Edhe kjo një kullë e veçantë për nga pamja dhe për nga historiku i sajë. Kjo kullë është djegur tri herë nga pushti serb i kohës, dy herët e para për shkak të aktiviteti patriotik që kanë zhvilluar anëtarë e familjës Loshaj, ndërsa herën e tretë në luftën e viti 1998. Edhe kjo kullë ka vaçantitë e veta, është tri katëshe, me frengji për mbrojtjen nga armiku, dhe me një traditë te lashtë. Nga gërmimet që janë bërë buzë Kodrës së Carrabregut afër këtyre kullave është gjetur një gyp i ujësjellësit nga koha romake i shek. II para Krishtit, çka dëshmon se është një vendbanim i lashtë Ilir. Po ashtu në kodër janë gjetur disa mbetje arkeologjike, një kryq, një qallmë dhe një guri në formë figure që daton nga shek. I para Krishtit. Këto konstatime i ka bërë Instituti i Arkeologjisë.[nevojitet citimi]