Jump to content

Carrabregu i Epërm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca, Nuk ka strukture te mirë, Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme --
Carrabreg i Epërm
Qarrabreg i Epërm
Fshat
Parapamje i fshatit
Parapamje i fshatit
Popullsia
 • Gjithsej1.446

Carrabreg i Epërm, është një vendbanim në komunën e Deçan, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Qarrabreg i Epërm.

Carrabregu shtrihet rreth 1 km në jug të Deçanit. Rruga Deçan-Gjakovë e ndanë këtë fshat në dy pjesë, Carrabregu i Epërm dhe i Ulët. Në perëndim kufizohet me Fshatin Lloqan, në jugperëndim me Fshatin Drenoc, në jug me Fshatrat Prejlep dhe Prokulluk, në lindje me Fshatrat Irzniq dhe Beleg, ndërsa në veri me qytetin e Deçanit.

Carrabregu i Epërm shtrihet buzë një kodre të vogël që quhet “Kodra e Loshit”, ku nga lart mund të shihet tërë rrafshi i Dukagjinit, nga ana perëndimore pranë tij gjarpëron Lumbardhi me ujin vezullues si kristal, ndërsa në qendër të Fshatit shtrihet kanali për ujitjen e tokave, të cilat shtrihen në lindje dhe në jug të tij dhe janë mjaft pjellore. Në këto fusha rriten bimë nga më të ndryshmet, pemë, perime të të gjitha llojeve që me ngjyrat e tyre i japin koloritin më të bukur natyrës. Gjallëria e këtij vendi shtohet me shumëllojshmërinë e zogjve, kafshëve të egra, duke pasur parasysh se buzë Fshatit qëndron si fron bjeshka me peizazhin e saj të bukur që sjellë freskinë e ajrit të pastër plotë jetë. Qendra e fshatit karakterizohet me tre Blirët e saj qindravjeçar, të cilët shërbejnë si çati për banorët e këtij lokaliteti, të cilët pa dallim moshe i ngrysin pasditet nën freskinë e kurorave dhe aromës së tyre deri në orët e vona të natës, me lojëra dhe biseda plotë domethënie. Nga kurreshtja për ta kuptuar vjetërsinë e njërit nga Blirët, atij më të moçmit, nën të cilin gjendet varri i Sylejmon Dobrës së Parë, më datën 30.11.2015, nga eksperti i pylltarisë është konstatuar se ai daton 426 vjeçar, po ashtu edhe Qarri që gjendet në kodër të fshatit ka një vjetërsi 330 vjeçare.

Fshati Carrabreg i Epërm ka një infrasturkurë të rregulluar, ku të gjitha rrugët kryesore të Fshatit janë të asfaltuara dhe të emërtuara. Fshati ka Ujësjellësin nga bjeshkët e Deçanit dhe rrjetin e kanalizimit. Po ashtu janë të ndërtuar dhe kanalet e ujitjes së tokave bujqësore, ka ndriçimin publik.Objekti i quajtur Stani i Fshatit, i cili është i punuar nga druri dhe i vendosur buzë kodrës. Para Stanit është fusha sportive ku të rinjtë e Fshatit zhvillojnë aktivitete e tyre sportive.

Carrabreg(u)- Bregu i Qarrit, është vendbanim i lashtë iliro-shqiptar emërtimi i të cilit ka ardhur nga drunjtë qarri që kanë dominuar në këtë lokalitet. Fshati shtrihet rreth kodrës që e quajnë Breg, i cili ishte i pyllëzuar pothuaj tërësisht me drunj Qarri.

Bliri i fshatit 426 vjeqar

Në fshatin Carrabregu i Epërm ka toponime të ndryshme që nga kohët të lashta që cilat janë: Në Bjeshkët e Carrabregut, si në Bjeshkën e Madhe dhe në Kori janë këto toponime: Laku i Kryes, Livadhi i Mark Geges, Lugi i Prekës, Kroni i Jerinës, Çetina e Orlit, Kroni i Gjonit, Kroni i Bali Qeles, Currjelat, Varri i Qikes, Budoshi, Livadhi i Dobrës, Podi i Loshit, Podet e Verdha, Prroni i Verrave etj. Ndërsa në fshat janë: Kodra e Loshit, Vija e Gjinit, Bunari i Fushës, Gurinat, Gerdajat, Te Blini, Ledinat, Livadhet e Gata, Rruga e Shelnjës, etj. Po ashtu disa toponime gjinden në lokalitetin e këtij fshati ka varreza të moçme me gurë të mëdhenj, aty janë edhe Varret e Kodrës, pastaj i quajturi Varri i Smak Mulës, ka edhe mikrotoponime të tjera. (Disa shënimet janë marrë nga Jusuf Osamoni ”Vendbanimet e Kosovës Peja dhe Deçani”, Prishtinë 2004. fq.117.)


Kulla është shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate. Zakonisht ndërtimi i Kullës bëhej në vende të ngritura dhe shërbente si banesë. Dritaret e vogla dhe frengjit shërbenin për mbrojtje nga sulmet e ndryshme. Kati i dytë a i tretë përbëhej nga odat e miqve. Në Fshatin Carrabregu i Epërm në vitin 1980 gjatë regjistrimit ekzistonin mbi 70 Kulla dy dhe tri katëshe, tri nga këto ishin nënë mbrojtjen e trashëgimisë së Kosovës, por lufta e fundit në Kosovë i shkatërroi të gjitha këto, kjo dëshmon së armiku kishte qëllim zhdukjen e trashëgimisë kulturore. Sot ekzistojnë dy kulla që pritet të rinovohen nga shteti. Kulla e Ramush Loshaj që është edhe mulliri i ujit dhe Kulla e Xhafer Loshaj.

Mullinjet e fshatit Mulliri janë pasuri kombëtare dhe trashëgimi kulturore, që kanë një vjetërsi relativisht 400-500 vjeçare. Në Fshatin Carrabreg kanë ekzistuar disa mullinj për bluarjen e drithërave, sot kur po flasim në 2016 është vetëm një në pritje të renovimit. Në Fshat janë dy rrjedha të ujit, dhe siç e dime mullinjtë funksionojnë me ujë. Këto kanale kanë ujitur tokat e Fshatit pra dhe në këto kanale kanë qenë mullinjtë e ndërtuar. Ata mullinj ishin: Mulla Demve Dautaj, ky mulli ka punuar deri rreth viteve 1950 pra është një mulli shumë i hershëm. Mulliri tjetër në këtë rrjedhë uji ishte Mulliri i Syle Isufit Bozhdaraj ky mulli ka punuar deri në vitin 1980. Mulliri tjetër ishte po ashtu, në këtë kanal ishte Mulliri i Begut afër Xhamisë së Carrabregut. Ndërsa i fundit në këtë rrjedhë uji ishte mulliri i Binakajve, edhe ky mulli ka punu deri në vitin 1985. Mulliri që pritet të renovohet është Mulliri i Ramush Loshaj ku është edhe kulla ne prije të renovimit. Edhe një mulli që quhet Mullini i Loshit që ishte në Fshatin Hulaj afër atij që ekziston sot, rreth 100 metra nga ura që e kalon lumi në drejtim te Fshatit Hulaj.

Në Fshatin Carrabreg është Xhamia e ndërtuar rreth viti 1890, ku gjatë vitit 1998 është shkatërruar nga forcat serbe, dhe është rindërtuar në vitin 2000.

Në qëndër është një dyqan me veshje tradicionale, që dëshmon së kjo trevë është e njohur edhe për qepjen e veshjeve tradicionale.

Dita e Fshatit 29 maji

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Organizatoret dhe dhuruesit e gjakut

Dita e Fshatit Carrabregu i Epërm është 29 maji ku në këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme që nga viti 2000. Në këtë ditë bëhen homazhe te Lapidari i Dëshmorëve dhe Martirëve, po ashtu në mënyrë tradicionale bëhet dhurimi vullnetar i gjakut nga qytetarë me moton “Carrabregu dhuron gjak”. Kjo ceremoni e është në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri, demokraci, dhe të drejtat e kombit shqiptar! Për çlirimin dhe lirinë e Kosovës u flijuan bijtë dhe bijat më të mira, që me punën dhe jetën e tyre janë vlera të lavdisë dhe krenarisë Kombëtare. Në kujtim të përpjekjeve shekullore dhe kujtimin e te rënëve Fshati në këtë ditë përkujton fillimin e luftës me forcat serbe, Në Fshatin Carrabregu i Epërm dhe Carrabregu i Ulët janë 12 Dëshmorë dhe 30 Martirë për të përkujtuar sakrificën e të gjithë këtyre, qytetarët marrin iniciativa të ndryshme, duke e bërë këtë ditë madhështore. Kjo ngjarje ndihmohet nga qytetarët e Fshatit dhe përkrahet nga Komuna e Deçanit.

Dokumente historike:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dokumentet e shkruara, përmendet në krisobulën e Manastirit të Deçanit të vitit 1330, me emrin Çrevenobrezhane, me 18 shtëpi. Në defterin osman të vitit 1485 të Sanxhakut të Shkodrës është i regjistruar me emrin Cirun brek me 15 shtëpi Në një dokument arkivor të shek. XVIII mbi kufizimin e Bjeshkëve të Deçanit jepen shënime për popullsinë e Deçanit, Lloqanit dhe Carrabregut. Këtu shifet se këto fshatra kanë qenë nën administrimin e Kazasë së Gjakovës. Sipas raportit të J. Mulleri (ish nënpunës i konsullatës në Shkodër), në vitin 1838, shkruan se Carrabregu kishte 25 shtëpi. Me emrin Carrabregu, në vitin 1879 kishte 60 shtëpi. Në vitin 1912 kishte 95 shtëpi, po ashtu me 1918 kishte 104 shtëpi. Fshati Carrabregu i Epërm tani përbëhet prej 400 shtëpive dhe prej 8 lagjeve kryesore: Dobraj, Lataj, Loshaj, Bozhadraj, Dautaj, Tahiraj, Zekaj, Balaj.( Disa shënimet janë marrë nga Jusuf Osamoni ”Vendbanimet e Kosovës Peja dhe Deçani”, Prishtinë 2004. fq.117.)

Nga gërmimet që janë bërë Buzë Kodrës është gjetur një gyp i ujësjellësit nga koha romake i shek. II para Krishtit, çka dëshmon se është një vendbanim i lashtë Ilir. Po ashtu në kodër janë gjetur disa mbetje arkeologjike, një kryq, një çallmë dhe një guri në formë figure që daton nga shek. I para Krishtit. Mu në qendër afër Blirit është i vendosur lapidari i dëshmorëve dhe martirëve, te cilët ranë për lirin, burra që sfiduan vdekjen pa iu trembur syri asnjëherë, afër lapidarit është një varrezë qindravjeçare, te cilën banorët e këtushëm e quajnë varri i Smak Mulës, janë të thurura shumë legjenda për këtë varrezë, por një gjë dihet se ka qenë një njeri me vlera të larta, për arsye se varreza është shumë madhështore ku i ka mbijetuar kohës, po ashtu ka edhe varreza të tjera të vjetra në Kodër. I gjithë Fshati i takon Fisit të Gashit, ku është i ndarë në lagje. Martesa brenda Fshatit nuk ka pasur ndonjëherë, pra çdo herë janë martuar me Fise te tjera, siç është në traditën e lashtë shqiptare, organizimet brenda Fshatit rregullohen në bazë të traditave dhe zakoneve po ashtu edhe Statutit, të gjitha organizimet, mbledhjet, dasmat, ngushllimet mbahen në objektin e Fshatit që e quajnë Stani i Fshatit.

Përpjekjet për liri dhe pavarësi si të çdo shqiptari ishin me shekuj të tërë, edhe banorët e Carrabregut ishin pjesë aktive për Pavarësinë e Kosovës. Pjesë aktive ishin edhe në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe më vonë në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, po ashtu edhe në demostratat e vitit 1968, dhe 1981 e deri në vitet e 90’ta kur edhe filloj lufta frontale me forcat serbe. Që nga vitet 1988-1989, banoret e Carrabregut iu përgjigjen të gjitha aksioneve, manifestimeve, protestave, demonstratave si: Përkrahja e minatorëve të Trepçës, kundërshtimi i ndryshimit të kushtetutës nga ana e Serbisë, marshimi këmbë deri në Prishtinë në përkrahje të minatorëve dhe udhëheqjes të asaj kohe në kundërshtimin e ndryshimit më dhunë të kushtetutës nga ana e Serbisë, përkrahja e RTP-së, aksioni Familja ndihmon Familjen, aksioni i pajtimit të gjaqeve, ndihma për mbajtjen e shkollës shqipe etj. Pjesëmarrja në të gjitha proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës që nga shpallja e Kosovës Republikë, pjesëmarrja dhe organizimi në zgjedhje Parlamentare dhe Presidenciale e deri te lufta e fundit e viti 1998-1999.

Që nga fillet e para të luftës duke parë rrezikun e shfarosjes nga okupatori serb Fshati u organizua në mbrojtjen e banorëve të tij. I gjithë Fshati u mobilizua për luftë, dhe gjithsecili dha kontributin e tij në forma të ndryshme. Që nga 29 maji i viti 1998, kur filloi edhe lufta frontale Fshati Carrabreg i Epërm ka shtatë Dëshmorë: Adem Ukëhaxhaj, Enver Dobraj, Muharrem Lataj, Xhevdet Loshaj, Bajram Lataj, Arif Tahiraj, Hysni Dautaj. Dëshmori Adem Ukëhaxhaj është Hero i Kosovës. Ndërsa 18 Martirët janë: Besart Dautaj, Teuta Loshaj, Ajshe Loshaj, Gale Loshaj, Elez Dautaj, Ramadan Dautaj, Zenel Dautaj, Zekë Dautaj, Ajmone Balaj, Cufë Balaj, Mone Balaj, Nife Balaj, Sylejmon Zekaj, Avdyl Dobraj, Shaqir Dobraj, Hate Lataj, Murat Dautaj, Azmon Dautaj. Gjithashtu kemi me dhjetra të plagosur nga të gjitha llojet e armëve.

Fshati pas luftës:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në luftën e fundit në Kosovë 1998/1999 Fshati është shkatërruar mbi 90%, dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. Pas luftës edhe ky Fshat nisi të rimarr veten me ndihmën e bashkatdhetarëve, shoqatave humanitare dhe ndërkombëtarëve, filloi rindërtimi i shtëpive infrastrukturës rrugore, ujësjellësit, kanalizimit dhe gjërave tjera përcjellëse. Banoret merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori ku gjithnjë po shkon drejt urbanizimit.

Tani Fshatit i është kthyer normaliteti ku me ndihmën e bashkatdhetarëve po rindërtohet çdo ditë e më shumë, duke e bërë jetën e qytetarëve me të lehtë.

Në Fshat janë mbi 200 veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe me dhjetëra invalid dhe të plagosur. Dalëngadalë edhe plagët e luftës kanë nisur të shërohen. Në kujtim të Dëshmorëve dhe Martirëve, banorët e Fshatit, me vetkontributin e tyre kanë ndërtuar Lapidarin e Dëshmorëve dhe Martirëve.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]