Jump to content

Carrabregu i Poshtëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Carrabreg i Poshtëm
Qarrabreg i Poshtëm
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej2.059

Carrabreg i Poshtëm është një vendbanim në komunën e Deçan, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Qarrabreg i Poshtëm.

Fshati Carrabreg i Poshtëm ndodhet ne Kosovën perëndimore dhe gjendet ne basenin e Rrafshit te Dukagjinit ne mes Deçanit dhe fshatit Përlep përgjatë kufirit malor me shtetin Shqipërinë. Bjeshka qe i përket fshatit njihet si "Bjeshka e madhe".

Popullsia janë 100% shqiptare dhe i përkasin fisit Gash.

Familjet qe jetojnë ne këtë fshat janë: Likaj, Ukehaxhaj, Ramosaj, Demhasaj, Binakaj dhe Qorraj. Njerëzit kryesisht jetojnë me bujqësi, blegtori dhe tregti por ka nga ta qe i kane mbaruar studimet dhe sot kane një karriere te suksesshme si profesorë, zyrtare te larte shteti, biznesmenë dhe kështu me radhe.

Shume njerëz te këtij fshati jetojnë jashtë për shkak te luftërave dhe varfërisë/papunësisë (shume nga ta u detyruan ta lëne Kosovën për shkak te luftës te vitit 1999).

Infrastruktura e fshatit është mjafte e mire, rrugët janë te asfaltuara, ekziston sistemi i ujerave te zeza, rrjet mjaft i mire i internetit.

Po ashtu fshati ka shkollën e tij fillore te quajtuar "Lidhja e Prizrenit" dhe shtëpinë e shëndetit te emëruar "Adem Ukehaxhaj" e cila gjithashtu shërben për te gjithë Deçanin.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]