Jump to content

Kultura e Francës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kultura franceze)

Kultura e Frances ishte nje kulture shume moderne. Ajo kulture kishte folkorin e saj, legjendat e saj,besimin e saj,mënyrën e saj te veshjes,mënyrën e saj te gatimit etj.Redakto Kultura e Francës ka qenë e formësuar nga gjeografia , nga ngjarjet historike , dhe nga forcat dhe grupet e huaja dhe të brendshme. Franca , dhe në veçanti Parisi, ka luajtur një rol të rëndësishëm si një qendër e kulturës së lartë që nga shekulli i 17-të dhe nga shekulli i 19-të, në të gjithë botën. Nga fundi i shekullit të 19-të, Franca gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në kinema, modë, kuzhinë, letërsi, teknologji, shkencat shoqërore dhe matematikë. Rëndësia e kulturës franceze është rritur dhe zbehur gjatë shekujve, në varësi të rëndësisë së saj ekonomike, politike dhe ushtarake. Kultura franceze sot shënohet si nga dallimet e mëdha rajonale dhe socio-ekonomike dhe prirjet e forta unifikuese. Një sondazh global i opinionit përBBC e pa Francën të renditur si vendi me ndikimin e katërt më pozitiv në botë (pas Gjermanisë, Kanadasë dhe MB) në 2014. [1]

Molière

Letërsia Franceze ka origjinën e vet qysh nga Mesjeta. Frëngjishtja nuk ishte ende gjuhë e mirfilltë por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore oïl dhe jugore oc ). Secili shkrimtar përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet. Shumë tekste mesjetare franceze nuk janë të nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult, ose me Lancelot and the Holy Grail, mes të tjerash. Një pjesë e konsiderueshme e letërsisë mesjetare Franceze u inspirua nga Matter of France, si p.sh. The Song of Roland dhe Chansons de geste. “Roman de Renart” u shkrua më 1175 nga Perrout de Saint Cloude, dhe tregoi historinë e personazhit mesjetar Reynard ('dhelpra') ; kjo është gjithashtu një shembull i mirë i tregimeve të hershme Franceze.

Duke marrë parasysh karakterin anonim të shumë shkrimeve franceze të Mesjetës, disa shkrimtarë të asaj kohe u bënë shumë të famshëm : Chrétien de Troyes, për shembull. Kultura 'Oc' kishte gjithashtu shumë ndikim në Mesjetë.

Rreth historisë së gjuhës franceze, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm është pa dyshim François Rabelais. Frëngjishtja moderne mori një pjesë të madhe nga stili i tij. Vepra e tij më e famshme është sigurisht Gargantua and Pantagruel. Më vonë, Jean de La Fontaine shkruajit Fables, një koleksion i tregimeve të shkurtra, të shkruara në vargje, dhe që zakonisht përfundojnë me një “mësim moral”.

Gjatë shekullit të 17të, shkrimet e Pierre Corneille, Jean Racine dhe Molière, librat moral dhe filozofik të Blaise Pascal dhe René Descartes ndikuan thellë në aristokraci duke lënë trashëgimi të rëndësishme për autorët e dakadave që pasuan.

Por letërsia franceze e arrin kulmin e saj në shekujt 18 dhe 19. Shekulli i 18të i pa shkrimet e shkrimtarëve, eseistëve dhe moralistëve të mëdhenj si Voltaire, Denis Diderot dhe Jean-Jacques Rousseau.

Sa i përket letësisë për fëmijë në atë kohë, Charles Perrault ishte shkrimtari më i madh i kohës, me tregime si : “Maçoku me çizme”, “Cinderella”, “Bukuroshja që fle” dhe “Bluebeard”.