Kush qesh i fundit ?

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kush qesh i fundit ? është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga Albafilm. Operator: Vangjush Valla, Piktor: Albert Malltezi, Montazhi: Elda Budini, Operator zeri: Gezim Sula, Regjia: Mithat Fagu, Albert Malltezi. Skenari: Ramadan Pasmaçiu. Muzika: Majlinda Berxolli. Kohëzgjatja: 10 min. Viti 1992.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e zakonshme e maces që kërkon të hajë miun, por ky i fundit me shkathtësi arrin t'i shpëtojë shumë herë thonjve të mprehtë të maces. Atëhere macja ndërron taktikë. Pret thonjtë dhe me anën e një letre i bën të ditur miut se nuk do ta ndjekë më. Miu megjithatë është i kujdesshëm dhe mundohet të hajë kur macja nuk është në dhomë. Po ky kujdes nuk vazhdon për shumë kohë sepse miu filon të hajë shumë gjersa vjen një moment ku ai do të fshihet në vrimën e tij por tashmë është fryrë aq shumë sa nuk e nxë më vrima e kështu përfundon në thonjtë e mprehtë të maces.