Jump to content

Kusuret e zotit Shyti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kusuret e zotit Shyti Roman me autor Ardian Vehbiu. Shtëpia botuese "Dudaj", viti i botimit 2017. Faqet e librit 204. ISBN 978-99943-0-491-2

Fragment nga libri

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.

Asgjë për t'u habitur, e dashur Mirzë, i tha kësaj Shyti, i kënaqur që iu dha shkasi për këtë shpjegim të nevojshëm. Jetojmë në kohëra kur shkrimtari o është hero a VIP i dalldisur, o është një kurrkush, një zero, një hu i harruar që veç sa lëshon hije; në kohëra kur publiku kërkon të lexojë për ty, jo të lexojë ç'ke shkruar ti.

Tani ne shkrimtarët nuk rrëfejmë dot më, veç na rrëfejnë, përfundoi z. Shyti, i mallëngjyer, madje gati elegjiak, ngaqë e kish përfshirë veten, si pa dashur, në një racë të zgjedhur. Ja ku më dolët në shteg, pra, ia preu Mirza; por mbajini mend këto fjalë, që të m'i thoni prapë, kur t'ju ftoj në emision.