Shko te përmbajtja

Kuvendi i Arrasit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kuvendi i Arrasit (13 gusht 1920). Ramiz Daci, më 7 gusht 1920, organizoi në Arras një miting me pjesëmarrjen e mbi 3000 vetave (pari e hali), ku shprehën krenarinë për Luftën e Vlorës kundër italianëve dhe shprehën gatishmërinë për të mbrojtur me të gjitha mjete tokat e atdheun e tyre.

Në kuvendin e Arrasit morën pjesë edhe Ramiz Bej Dibra (i Iljaz Pashës), Dine bej Maqellara, Izet bej Maqellara, Selman Alia (Fushë-Alie), Ramiz Daci, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri, Selë Bajraktari (Arras), Shaqir Dema, Dine Dema, Riza Lusha, Dervish Lusha, Dine Hoxha, Selim Noka (Kandër), Haxhi Noka (Grykë-Nokë), Murat Kaloshi, Abdi Kaloshi, Sali e Selim Noka (Sinë), Dan Cami (Sepetovë), Selman e Hakik Mena (Lurë), Llan Destani (Ndregjoni-Lukan), Kurt Spata e Dikë Spata (Blliçë), Ali Tahiri (Pira-Muhurr), nga Daci i Kalisit dhe Lita i Ploshtanit, si dhe disa përfaqësues nga paria e Matit.

Më 13 shkurt 1920 Kuvendi i Arrasit u mblodh, duke marë disa vendime të rëndësishme, të cilat në gojën e popullit u quajtën si vendime të “Qeverisë së Përkohshme”. Kuvendi zgjodhi një shtab, anëtarë të të cilit ishin Ramiz Daci, Jashar Erebara, Suf Xhelili, Ismail Strazimiri, Destan Puca etj. Shtabi, brenda dy-tri ditëve zgjidhi disa probleme të rëndësishme me karakter politik, ekonomik e ushtarak.

Ramiz Daci mori një letër nga Hasan Prishtina, i cili e informonte se kishte marrë pjesë në një kongres të delegatëve fuqiplotë dhe diplomatëve të kombit italian, hungarez e bullgar, të cilët kishin përgatitur programin e një kryengritje të përgjithshme dhe se kongresi kishte vendosur që “dibranët të sulmonin ushtrinë serbe më 15 gusht 1920”.

Atë ditë që u mblodh Kuvendi i Arrasit, ushtria serbe bombardoi nga Lisi i Trenës stacionin e gjindarmërisë në Luzni. Një ditë më pas, Ramiz Dibra i dërgoi komandës së ushtrisë serbe në Llasen një ultimatum për tërheqje brenda 24 orëve. Serbët qëndruan në heshtje, sepse ata kishin 10 batalione e disa bateri të vendosura në skalione nga ShumbatiGollobordë, ndërsa kryengritësit ishin më të paktë në numër dhe të pa armatosur.

Sulmi i kryengritësve filloi më 13 gusht. Malësorët e Çidhnës, Reçit, Dardhës, Kastriotit, Muhurrit, Zerqanit dhe Gollobordës sulmuan me aq furi sa më 13 gusht Dibra ishte plotësisht e çliruar. Serbët lanë në betejë 1000 të vrarë e 2000 të kapur rob dhe u tërhoqën në tmerr drejt Gostivarit.