Ky nuk është një artikull në Wikipedia: Është një punë individuale e një përdoruesi. Për më shumë informacion, shiko Wikipedia:Livadhi
Kjo hapësirë u editua për herë të fundit: 18-01-2021
Mbarove? Miratoje hapësirën duke klikuar!
Klubi i Volejbollit Theranda-Hidroterm është një ekip profesional i volejbollit te Kosovës.
Klubi luan në superligën e volejbollit Kosovarë.
Klubi volejbollitstik Partizani nga Suhareka , Kosovë u krijua ne vitin 1958/59 me emrin KV Partizani(Suharekë).
Prej vitit 1958 deri ne vitin 1974 ekipi ka qenë anëtare e Ligës së Parë të Kosoves. Pas shumë viteve me radhë ne Ligën e Parë, në vitin 1974 klubi ra ne Ligën e Dytë të Kosovës, por me përkushtim dhe punë klubi arriti që
pas katër viteve, pra në vitin 1978 të rikthehet në Ligën e Parë të Kosovës.
Prej vitit 1979 deri në vitin 1981 ka qenë anëtare e Ligës së Dytë të Ish-Jugosllavisë. Mirëpo me ndryshimin e
sistemit të garave në vitin 1982 klubi luajti përsëri në Ligën e Parë të Kosovës, anëtare e së cilës ishte deri
në vitin 1989. Prej vitit 1990 klubi luajti ne Ligën e Parë të Kosovës, ligë e cila u pavarsua
nga Ligat Serbosllave.
Pas pavarsimit të Sportit Kosovarë klubi e ndërron emrinn në KV ''Theranda'' deri në vitin 2003, ndërsa prej
vitit 2003 e ndërroi në KV ''Theranda''-Hidroterm.Nga ky vit e tutje Kv Theranda nuk ka munguar asnjëher në finale
të play off te superligës së Kosovës në volejboll, viti 2015 e gjen federatën e volejbollit te pranuar ndrkombëtarisht pra
ne familjen Europiane te volejbollit pra n CEV, viti 2015 ishte vit shume i rendesishem pasi hym ne histori si finalistët e parë
pas pranimit te volejbollit ndekombëtarisht nga kjo finale dolen si nënkampiona.[1].Gjithashtu për të treguar se qyteti ka traditë të
madhe në këtë sport tregon vet fakti se ekipi i juniorë per 5 vite me radhë është kampion i kosovës gjithashtu edhe shkollat e qytetit
janë kampion shtetror per 4 vite me radhë.[2]
Në vitin 1978/79 KV ''Partizani'' nga Suhareka u bë kampion i Kosovës dhe fitoi te drejtën për të bërë gara në
Ligën e Dytë Federative të Ish-Jugosllavisë, ku qëndruan tri vjet me radhë. Pasi dolën të parët edhe në
kampionatin 1982/83 morën pjesë në kualifikimet për Ligën e Dytë Federative, në Mojkovc, së bashku me
KV ''Ulqini'' dhe ''C.Zastava'' të Kragujevcit, e cila me dy fitore u kualifikua në rangun më të lartë.
Suharekasit mundën ulqinakët, por humbën nga ''C.Zastava''. Janë fitues të Turneut tradicional Varvarini'79
dhe finalist të përvjetorit te KV ''Shkëndija'' të Tetovës më 1982.
Volejbolli në Kosovë u shfaq në vitn 1936 në gjimnazet në: Prishtinë , Prizeren ,Pejë dhe në shoqëritë e “Sokoleve”.
Më 8 tetor të vitit 1948 në Kosovë u themelua Këshilli iniciator për lojrat sportive (Volejboll,basketboll dhe hendboll)
dhe u formuan disa Seksione për Volejboll –në Prishtinë “Proleteri” dhe “Poleti” ,në Pejë “Buduqnost”,në Mitrovicë “Trepça”,
në Ferizaj “Borac”,në Prizeren “Metohia”,në Gjilan “C.Zvezda” dhe në Gjakovë “Brastvo”. Më 24-28 tetor 1948 në Prishtinë,u
organizua Kampionati i parë në Volejboll me 6 (gjashtë)ekipe.
Më 20 Mars 1949 u mbajt Kuvendi themelues i këshillit të Volejbollit për Kosovë.
Më 31 janar 1951 kanë ekzistue 9 seksione dhe një Klub I Volejbollit në Kosovë.[3]
Kampionati i pare më masovik në Kosovë u mbajt në vitin 1956,në të cilin morrën pjesë 22 ekipe.
Në çdo dy vite në kuadër të lojrave të Shkollave të mesme të Kosovës organizoheshin edhe garat në Volejboll.
Gjatë Historikut , Volejbolli në Kosovë pati batica dhe zbatica e veta.
Në vitin 1958 në Prishtinë ka qenë organizue turneu i parë kualifikues për ligen unike të Serbisë, ku edhe ekipi I Prishtinës u kualifikua për rangun më të lartë në atë kohë në Sërbi.
Prej vitit 1960 në Kosovë egzistojnë 2 (dy) liga të volejbollit për meshkuj.
Ekipi i volejbollit Prishtina prej vitit 1958 bënë gara në ligen Unike të Serbisë dhe më pastaj është anëtare e liges së dytë Federative.
Në Kampionatin e viteve 196/1967 ,4(katër) ekipe nga Kosova marrin pjesë në ligen e dytë Federative (jugu) të ish Jugosllavisë.
Gjerë më vitin 1990 ekipi KV.Prishtina-Elektroekonomia – 4(Katër) herëmorri pjesë në kualifikime për të hyrë në ligen e parë të jugosllavisë,dhe gjithnjë për një njiansë të vogël nuk ia arrinte qëllimit.[4]
Garat në konkurencën e femrave , për here të parë në formë lige janë organizuar në vitin 1975.
Ekipi i volejbollit “Universiteti” nga Prishtina – femrat ishte ekipi i parë që bëhët anëtare e ligës së dytë Federative të ish Jugosllavisë.
Kryatar i pare i FVK-ës të sapo themeluar ishte delegati nga Gjakova, z. Honi Hoxha, kurse anëtar tjerë ishin z. Ismajl Hyseni, Shefki Mustafa,Rexhep Zaskoku ( tani të ndjerë)Xhavit Mustafa, Fejzullah Ademi, Xhevdet Buqani,Hajrush Fazliu, etj.
Kampion i Kosovës
1998 |
2001 |
2002 |
2003 |
2005 |
2007 |
2011
|
Fitues i Kupës së Kosovës
Pjesmarrës i katër Superkupave Kombëtare
Prizren(finalist) |
Tiranë |
Tetovë(vendi i 3-të) |
Prishtinë(vendi i 3-të)
|
Fitues i shumë Turneve
Vendi i 1-rë- Turneu i Varvarinit në Ish-Jugosllavi (1979)
|
Vendi i 1-rë- Turneu i Budvës-Mali i Zi(1987)
|
Vendi i 1-rë- Turneu i Universitetit-Mitrovicë(1996)
|
Vendi i 1-rë- Turneu Memorial Bresalic(2000)
|
Vendi i 1-rë- Turneu Memorial Bresalic(2001)
|
Vendi i 1-rë- Turneu Mer Komit Istog (2000)
|
4x Vendi i 1-rë- Turneu Memorial në Therandë
|
Vendi i 1-rë Turneu Memorial Bedri Alimi Neproshten(Tetovë 2003)
|
Vendi i 1-rë- Turneu në në Tetovë (Liria te Zherovjanit-2000)
|
Vendi i 3-të- Turneu Ismajl Hajdari Pejë (2003)
|
Vendi i 2-të- Turneu Ismajl Hajdari Pejë (2004)
|
Vendi i 3-të- Turneu 30 Vjetori Shpella e Mermerit (2002)
|
Pozicioni
|
Stafi
|
Kryeatar |
Xhavit Mustafa
|
Nënkryetar |
Arsim Lumi
|
Sekratar |
Ismet Kuqi
|
Trajner |
Xhavit Mustafa
|
Kapiten |
Faton Mustafa
|
Zev.Trajner |
Arsim Lumi
|