Jump to content

Léon Heuzey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Léon Heuzey

Léon Heuzey (shq. Leon Hezej) (1831-1922) arkeolog francez që vizitoi Shqipërinë më 1861 për të studiuar terrenin ilir e maqedon, të përshkuar nga Çezari në luftë me Pompein. [1]

Zbuloi i pari gërmadhat e Orikut dhe planimetrinë e parë të mureve rrethuese të Apolonisë. Kopjoi të gjitha mbishkrimet greke, latine e bizantine që ndeshi në këtë udhëtim dhe paraqiti në vizatime një tok pjesësh arkitektonike e skulpturash nga Pojani e Durrësi.

Monumentet më me vlerë historike e artistike, ndër to mbishkrimin e fshatit Arapaj që bën fjalë për ujësjellësin e Dyrrahut (shek.II) i nisi për në muzeun e Luvrit. [2]

  • Le mont Olympe et l'Acarnanie, exploration de ces deux régions avec l'étude de leurs antiquités, de leurs populations anciennes et modernes, de leur géographie et de leur histoire, Paris, Firmin Didot, 1860
  • Honoré Daumet et Léon Heuzey, Mission archéologique de Macédoine (Misioni arkeologjik në Maqedoni), Paris, Librairie Firmin Didot, 1876
  • Histoire du costume dans l'antiquité classique, 1876
  • Les opérations militaires de Jules César : étudiées sur le terrain par la mission de Macédoine (Veprimet ushtarake të Jul Çezarit:studimenë terren për misionin në Maqedoni), 1886
  • Excursions dans la Thessalie turque en 1858, Paris, Les Belles-Lettres, 1927
  1. ^ Ancient Economies of the Northern Aegean: Fifth to First Centuries BC by Zosia Halina Archibald
  2. ^ Musée du Louvre.. (1989). The Louvre, 7 Faces of a Museum. Paris : Ministère de la culture et de la communication, Editions de la Réunion des musée. ISBN 271182005X. p. 109.