Lëngu Njutonian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lëng njutonian quhet çdo lëngë në të cilin ekziston një përpjesëtim i drejtë midis shpejtësisë relative të lëvizjes së ndërsjellët të thërrmijave të lëngut dhe forcës tangjente që vepron midis këtyre thërrmijave.

Lëngje njutonane janë lëngjet si uji, vaji, pastaj gazërat si bie fjala ajri, si dhe pjesa më e madhe e lëngjeve në natyrë.

Nga lëngjet dhe masat tjera në gjendje të lëngtë të cilat nuk merren si lëngje njutonjane, merren substancat si bie fjala pasta e dhëmbëve, detergjentet e ndryshme në gjendje të lëngët me përbërje bazike, etj.