Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin Gjinia: Histori, me Autor Bedri Islami. Shtëpia botuese: Tringa Design. Viti i botimit 2012. Faqet e librit 496. ISBN 978-608-211-046-2
Emri i Lëvizjes dhe i Ibrahim Kelmendit janë të lidhur me njëri – tjetrit që nga pararendja e ditës së 17 janarit 1982. Është në fakt dëshmuesi i vetëm i asaj ngjarjeje themeluese, por edhe të përgjakur, dhe nuk ka qenë si një soditës, por pjesë e saj.
Siç e kam thënë më parë, Ibrahim Kelmendin, ashtu siç është, mund ta duash ose jo, ta pranosh si mik ose ta largosh, të jesh pjesë e tij ose të jesh krejt i huaj, por në asnjë moment nuk mund të jesh indiferent ndaj tij. Kjo nuk u përket njerëzve.
Për më tepër, ajo vjen e bëhet veçori e disa njerëzve, të cilët, edhe pse nuk kanë asnjë lloj misteri në vete, përsëri, për shumëkënd, bëhen të mistershëm. Kelmendi është njëri prej tyre.
Disa nga të fshehtat apo misteret e jetës së tij, zbulimin e së vetvetes, por edhe të ngjarjeve, ai përpiqet ta bëjë në këtë bashkëbisedim. Është i mirëseardhur.
Bedri Islami