Bedri Islami
Appearance
Bedri Islami ish-gazetar i Zërit të Popullit, disident që në ditët e para me ardhjen e Berishës në pushtet. Djali i Zenel Islamit, atij që quhet “Luli i Vocërr” prej nga u frymëzua Migjeni për kryeveprën, në vitet ’90 Islami emigroi jashtë vendit dhe u lidh me rezistencën kosovare. Shumë shpejt arriti të bëhet pjesë e lidershipit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e nuklit të saj, Islami konsiderohet si njeriu që sot mban arkivën e fshehtë të shërbimit sekret të rezistencës kosovare. Në Kosovë Islami është një ndër autoritetet më të respektuara dhe i njohur për lidhjet dhe ndikimin në qarqe të larta politike. Aktualisht Bedri Islami jeton me familjen në Gjermani.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vrasja e Lulit të Vocërr : roman - 2003
- Enigma e një vrasje të trefishtë - 2007
- Përjetësia e dyfishtë : Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme - 2008
- I vërteti - 2011
- Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin - 2012
- Itaka e munguar : poezi - 2018
- Vetmi akujsh : poezi - 2018
- Nata pa të nesërme : roman - 2019
- Fjalëkryqet e letërsisë - 2019