Jump to content

Lëvizja e një trupi të hedhur në një kënd

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hedhje e pjerrët quhet hedhja e trupit nën një kënd ndaj horizontit. Këndi shënohet me një gërmë greke. Kjo lëvizje është dydimensionale, pra ndryshon edhe koordinata X dhe ajo Y e trupit. Falë parimit të pavarësisë së lëvizjeve, lëvizja horizontale (sipas boshtit oX) dhe lëvizja vertikale (sipas boshtit oY) janë të pavarura. Në drejtimin horizontal, mbi trupin nuk vepron asnjë forcë kështu trupi duke patur shpejtësi fillestare , kryen lëvizje drejtvizore të njëtrajtshme sipas këtij drejtimi. Në drejtimin vertikal, mbi trupin vepron forca e rëndesës dhe trupi fiton nxitim , kështu ai kryen lëvizje drejtvizore njëtrajtësisht të ngadalësuar deri në kulmin e parabolës, e më pas kryen lëvizje drejtvizore njëtrajtësisht të përshpejtuar.

Largësia që përshkron trupi sipas boshtit oX (horizontale):

Lartësia e arritur nga predha pas kohës t, nga fillimi i lëvizjes është:

Duke eliminuar kohën nga dy barazimet e fundit gjendet ekuacioni i hedhes së pjerrtë.

Detyra interaktive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hedhja e pjerrët për φ=54º

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Vlerat e përfituar në mënyrë teorike duke shpërfillur rezistencën e ajrit:
Vo=50
φ=25º52’
m=10kg
  • Vlerat e përfituar në mënyrë grafike:

1.Prof. Skender H. Skenderi & Prof. Rashit Maliqi "Fizika për studentët e fakulteteve teknike"

2.Sajti URL: https://web.archive.org/web/20100613095302/http://galileoandeinstein.physics.virginia.edu/more_stuff/Applets/ProjectileMotion/enapplet.html