Jump to content

Predha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Predhat)
Disa predha të prera nga Lufta e Parë Botërore. Nga e majta në të djathtë: predhë 90mm, predhë ndezëse prej hekuri të derrit 120mm, model 77/14 - predhë me eksploziv të lartë 75mm, predhë shrapnel model 16-75mm.

Predha është një projektil, objekt që shtyhet nga aplikimi i një force të jashtme dhe më pas lëviz lirshëm nën ndikimin e gravitetit dhe rezistencës së ajrit. Megjithëse çdo objekt në lëvizje nëpër hapësirë janë predha, ato zakonisht gjenden në luftë dhe sport (për shembull, një top bejsbolli i hedhur, top futbolli i goditur, plumb i gjuajtur, shigjetë e gjuajtur, gur i lëshuar nga katapulta).

Në balistikë, ekuacionet matematikore të lëvizjes përdoren për të analizuar trajektoret e predhës përmes lëshimit, fluturimit dhe goditjes.

Lëvizja e Predhës: është kombinim i lëvizjeve horizontale me shpejtësi konstante, horizontale dhe lëvizjes vertikale me nxitim rënës konstante; në saje të gravitetit të Tokës. Predha- projektili, përmban në vete lëvizjen e objektit, i cili është hedhur, apo lëshuar; në ajër me një kënd të caktuar. Ne vetkufizohemi në objekte të lëshuara; hedhur në ajër pran sipërfaqes së Tokës ku distanca e lëvizjes (fluturimit) të trupit (predhës) të hedhur, dhe lartësia maksimale mbi sipërfaqen janë komponent relativisht të vogla krahasuar me radiusin e veprimit gravitues të Tokës, kështu që gravitetin mund ta konsiderojmë si konstant, me që rast mund të shënojm a=g, ku g është Graviteti i Tokës. Andaj hedhje te projektilët ndahen në:

Levizja e predhës është e determinuar nga shpejtësia fillestare e trupit dhe nga graviteti.

Levizja vertikale e predhes është e pamvarur nga levizja e tij horizontale. Sikurse levizja vertikale e cila nuk është gjë tjetër veçse një rënie e lirë në kushte tokësore. E përbashkëta e levizjes horizontale edhe asaj vertikale është Koha. Projektili kryen lëvizje, horizontale me shpejtësi konstante, përderisa intensifikohet shpejtësia e konstantes vertikale, me një kënd të caktuar mes drejtimit horizontal dhe vertikal; me çka rezulton me një lakore grafike të përthyer. Shtegu i lëvizjes së predhës quhet Trajektore.Trajektorja e predhës në rënie të lirë quhet Parabolë.

Distanca horizontale e kryer nga projektili është e determinuar nga shpejtësia horizontale, këndi dhe nga koha përderisa projektili qëndron në ajër. Koha përderisa projektili qëndron në ajër varet nga graviteti. Menjëherë pasi projektili lëshohet në ajër, forca e gravitetit fillon të veproj mbi të, duke e nxituar projektilin në drejtim të komponentës vertikale, përdrejt qendrës se gravitetit, në Tokë.

Vektori i lëvizjes vertikale Vο ndryshon me kohë përgjatë magnitudës dhe drejtimit. Ky ndryshim është rezultat i nxitimit negativ në drejtim me komponentin y (si rezultat i gravitetit). Komponentja horizontale e shpejtësisë fillestare Vo mbetet konstante përgjatë kohës së fluturimit, sepse nuk ka asfare nxitësish në drejtimin horizontal.

Komponentja verikale (Vy) e shpejtësis fillestare Vo është zero në pikun e trajektores. Megjithëse ekziston edhe komponenta horizontale e shpejtësis verikale Vx, në atë pikë të trajektores.

Në grafikë, r është pozicioni vektorial i predhës. Vektori pozicional i ka komponentet x, y dhe r i cili na paraqet hipotenuzën e trekëndëshit, ku komponentet x dhe y janë komplotuar. Shpejtësia e vektorit Vo×t e predhës do të ishte zhvendosja e predhës sikur graviteti të mos ndikonte në të. Vektori 0.5×ag×t^2 është zhvendosja tatpjetëse, vertikale e predhës si rezultat i veprimit të gravitetit. Komponentet x,y, r, së bashku, e determinojnë poziten vertikale të predhës: Δy = (Vy•t) – (0.5•ag•t^2)

  • Prof. Skender H. Skenderi & Prof. Rashit Maliqi “ Fizika për studentët e fakulteteve teknike ”