Laert Duraku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Laert Duraku i lindur në Tiranë diplomohet në Shkollën Kombëtare të Dancit dhe menjëherë pas diplomimit fiton një bursë studimi në Itali për kursin e perfeksionimit në Aterballeto. Nga 2001-2006 është solist dhe balerin i parë në Baletin e Romës ku kërcen role kryesore në koreografinë e Mauro Bigonzetti, Fabrizio Monteverde, Eugenio Scigliano etj. Ka qënë i ftuar në Teatrin Massimo di Palermo nën drejtimin artistik të A. Amodio. Aktualisht është solist në Baletin e Montecarlos nën drejtimin e Jean-Christophe Maillot ku kërcen si solist në shumë balete të repertorit të shoqërisë.