Lakewood (Ohio)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lakewood
Lakewood
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej (2.010) 52,131
{{{postal_code_type}}}
44107
Faqja zyrtarewww.onelakewood.com

Lakewood (shqip:Leikvud) është një qytet në Qarkun Cuyahoga, të shtetit OhioSHBA. Ai është pjesë e Zonës Metropolitane të Clevelandit, dhe kufizohet me qytetin Klivlënd. Leikvudi është qyteti i tretë më i madh në Qarkun Cuyahoga, pas Klivlëndit dhe Parmës.

Lakewood kufizohet me qytetin Klivlënd në perëndim. Dendësia e popullsisë së Leikvudit është më e lartë se e çdo qyteti në Ohajo dhe është përafërsisht e krahasueshme me atë të Uashington D.C..

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Lakewood 88.12% flasin anglisht, 3.01% arabisht, 1.84% spanjisht, 1.02% shqip, dhe 0.74% hungarisht si gjuhë të parë.

E ardhurat mesatare për një familje në qytet në vitin 2007 ishte 59.201 dollarë. Të ardhurat për frymë për qytetin ishin 26.939 dollarë. Rreth 10.9% e familjeve dhe 14.3% e popullsisë janë nën nivelin e varfërisë, duke përfshirë 20.3% të atyre nën moshën 18 vjeç dhe 10.5% të atyre të moshës 65 e lart. Vetëm 39.0% e popullsisë së qytetit mbi moshën 25, ka një diplomë të shkollës së lartë.

Lakewood është një qytet që tërheq emigrantë që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Shqipëria. Popullsia e linndur në vend të huaj në vitin 2007 ishte 8.7%.