Lakror me hithra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj. Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik. Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr dhe me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare. E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë.

Për 4-5 persona duhen :

  • miell misri 2 filxhanë çaji,
  • hithra 1 kg,
  • gjizë 2 lugë gjelle,
  • vezë 1 kokërr,
  • qumësht 2 filxhanë kafeje,
  • yndyrë 2 filxhanë kafeje,
  • kripë, nenexhik.