Jump to content

Laura Fazliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Laura Fazliu (lindur më 28 shtator 2000 në Mitrovicë, Kosovë) [1] është xhudiste kosovare, medaliste olimplike. Ajo fitoi medalje bronzi në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, Francë. Fitoi medaljen e argjendtë në 63-kg për femra në Kampionatin Evropian të Xhudos 2022 të mbajtur në Sofje, Bullgari.[2] Fitoi medaljen e artë në 63-kg për femra në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran të Algjerisë.[1][3]

Fazliu humbi ndeshjen për medaljen e bronztë në 63-kg për femra në Lojërat Mesdhetare 2018 të mbajtura në Tarragona, Spanjë.

Në vitin 2021, Fazliu humbi ndeshjen e saj për medaljen e bronztë në 63-kg për femra në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajtë në Lisbonë të Portugalisë. Ajo gjithashtu konkurroi në 63-kg për femra në Kampionatin Botëror të Xhudos 2021 të mbajtur në Budapest, Hungari.

Në korrik 2024, Fazliu fitoi ndeshjen e medaljes së bronztë në peshën 63 kg për femra në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 të mbajtura në Paris, Francë, pasi mundi konkurrenten kroate Katarina Krišto.[4]

  1. ^ a b "Judo Results Book" (PDF). 2022 Mediterranean Games (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 korrik 2022. Marrë më 4 korrik 2022.
  2. ^ Brennan, Eliott (30 prill 2022). "Unseeded Howell claims Britain's second gold of European Judo Championships". InsideTheGames.biz (në anglisht). Marrë më 4 korrik 2022.
  3. ^ Crowley, Jo (2 korrik 2022). "Mediterranean Games 2022 – Day Two". IJF (në anglisht). Marrë më 3 korrik 2022.
  4. ^ Fazliu, Laura (30 korrik 2024). "FAZLIU Laura". Paris 2024 Olympic Games (në anglisht). Marrë më 30 korrik 2024.