Jump to content

Ledian Agallijaj

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ledian Agallijaj i lindur më 30 Prill 1984, Kërcimtar Shqiptar i Baletit. I biri i dy balerinëve të mirënjohur, Pëllumb Agallijaj dhe Domenika Ndreca, të cilët janë një nga nxënësit e parë të shkollës koreografike në mesin e viteve 50 të shekullit të kaluar në Tiranë.[1]

Të dy prindërit janë figura të dalluara të baletit si në vend ashtu edhe jashtë kufinjëve. I ati, mësues i merituar i Azerbajxhanit, dy herë laureat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë [2]

dhe e ëma një balerinë shumë e talentuar në Ansamblin e Valleve, duke vazhduar të kërcente deri afër të 50-ave, kur shumë balerina të tjera heqin dorë.[3]

Lediani i njohur në Ajzerbajxhan si Ladio Agaleu ka studiuar në shkollën koreografike të Bakusë nga viti 1994 deri në vitin 2001. Vit ky i fundit në të cilin ai u laureua edhe me Çmimin “Best Dancer” në festivalin ndërkombëtar të baletit Chbukiani- Balanchine” të zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë. [4] Në vitin 2001 Lediani u emërua solist i parë në teatrin e Ajzerbajxhanit dhe ka debutuar në shumë shfaqe impenjative për dy vjet me rradhë. Menjehere pas këtij suksesi ai performoi si solist i parë në një kompani private Le Ballets Persans në Suedi dhe një vit më pas si solist i parë në Teatrin Mbretëror të Stokolmit ku edhe performoi shkëlqyeshëm për pesë vite me rradhë. Në 2007 ai kthehet në atdhe duke performuar njëkohësisht si solist i parë pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, si edhe solist i parë i Trupës së Baletit të Portokallisë në televizionin e Top Channel Albania.  [5]

  1. ^ "Elegance".
  2. ^ "Balerini dhe pedagogu P.Agaliaj flet nga Azerbejxhani". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2020.
  3. ^ "Bij dhe balerinë, të famshmit që i kanë pasur edhe mamatë balerina".
  4. ^ "Chabukiani–Balanchine Festival" (në anglisht).
  5. ^ "Balerini Ledian Agalliaj largohet nga trupa e Portokalli?".