Lediana Paja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lediana Stillo (Paja) lindi në qytetin e Korçës më 25 nëntor 1980. Në qytetin e lindjes kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Më pas studimet i vazhdoi në Universitetin e Tiranës, në fakultetin ekonomik, ku në Mars të vitit 2003 detyrohet t’i ndërpresë për shkak të emigrimit në SHBA. Pas përpjekjeve të shumta, u rikthehet studimeve në University of Massachusetts ku njëkohësisht fillon të punojë në Departamentin e Thesarit të shtetit të Massachusets. Me krijimet letrare është marrë që nga rinia e hershme. ‘Lotët e Nimfës’ është libri i saj i parë.(2008) Librat "Pax Deorum" (poezi) dhe "Mëkati i heshtjes" (drama) sapo kanë marrë rrugën e prezantimit për publikun shqiptar.