Legjioni francez i të huajve
Legjioni francez i të huajve është pjesë organizative e ushtrisë franceze. Dallimi i vetëm në mes Legjionit të Jashtme dhe ushtrisë së rregullt francez është se Legjionarët janë ekskluzivisht të huajt. Legjioni i të huajve përdorë armët e njëjta sikurse pjesa tjetër e ushtrisë franceze.
Historia e Legjionit të të huajve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Legjioni francez i të huajve u themelua nga mbreti francez Louis-Philippe më 10 Mars të vitin 1831, dhe menjëherë i dërgoi në okupimin e Algjerisë. Legjioni që nga atëherë ka marrë pjesë në të gjitha luftërat të cilat i ka udhëheqë Franca, morën pjesë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore në Legjionin e të huajve u përfshinë numër i madh i ushtarëve gjermanë. Pra, pas Luftës së Dytë Botërore në Legjionin e të huajve, rreth 40 % ishin gjermanë.
Në vitin 1945. Lufta filloi në Indokinë, në të cilën morën pjesë edhe Legjion i të huaj, dhe atje e tërë ushtria francez përjetoi një humbje të rëndë ashtu që në ferrin e luftës u vranë një numër i madh i legjionarëve. Legjioni i të huajve luftoi nëpër shumë vende të botës, ndërsa Afrika ishte arena më e shpesht e betejave, nga Algjeria, Libia, Tunizia, Çadi madje deri te misonet e tanishme paqëruajtse.
Struktura e Legjionin të të huajve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot, Legjioni francez i të huajve përbëhet nga rreth 8500 legjionarëve, ekskluzivisht meshkuj, të ndarë në 9 Regjimente e dhe në një njësi të pavarur.
Misioni i Legjionit të të hujva
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot, Legjioni francez i të huajëve merrë pjesë pjesë në misionet paqeruajtëse në mbarë botën. Legjionarët kryjnë misionin e tyre në Çad, Republikën e Afrikës Qendrore, Liban, Afganistan, Xhibout dhe Guianën Franceze.
Rekrutimi në Legjionin e të huajve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryhet në 11 qendrat e rekrutimit në Francë.
Kandidati për legjionarë duhet të marrë pjesë personalisht në një nga qendrat e rekrutimit në Francë me dokumente të vlefshme (pasaporta dhe viza (nëse kërkohet për të hyrë në FR)). Kandidati duhet ti plotësojë disa kërkesa themelore, e ato janë : mosha në mes 18 dhe 40 vjet, aftësitë mendore dhe fizike që është vlerësohen sipas testit të paraparë. Dikur në Legjionin e të huajve kanë mund të pranohen edhe kriminelët më të mëdhenj, por tash nuk ndodhë më, në Legjion më nuk mund të hyjë vrasësi, përdhunuesit dhe autorë të veprave tjera të rënda, por legjioni i të huajve është tolerant ndaj personave me vepra më të lehta kriminale.
Trajnimi i Legjionarëve të rinj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e parapara, shkojnë në Castelnodary 4 muaj trajnim ose sipas zhargonit siq thuhet në Fermë, pra në komplekset të cilat janë të përshtatshme p r trajnimin e tyre.
Në këtë trajnim kandidatët mësojnë mjeshtëritë ushtarake, ngrisin aftëitë psiko-fizike, pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, fitojnë nga një kapelë të bardhë, e cila dëshmon se ata kanë arritë të bëhen legjionarë të vërtetë, dhe do të caktohën në regjimente të cilat zgjedhin në bazë të rezultateve të tyre të treguara në trajnim.
Në Legjion janë një numër i specializimeve (kurseve), dhe një prej tyre duhet të ketë çdo legjionar, por çdo legjionar ka mundësinë për të përfunduar disa kurse, si p.sh. kursi për shoferë, gjellëbërësit, snajperistit, operatorit me armë anti-tank...
Legjioni përdor të njëjtat armë si dhe pjesa të tjetër e forcave tokësore franceze.
Sot, në Legjionin e të huajve mund të hyjw çdo njeri në mes moshës 18 dhe 40 vjeçare. Shqyrtohen aftësitë psiko-fizike, motivet e hyrjes në Legjion, bindjet politike, por edhe e kaluara, sepse Legjioni më nuk është më një strehim i sigurt për kriminelët. Nënshkruhet kontrata, ndërsa pas tre viteve shërbimi, mund të kërkohet nënshtetësinë franceze. Pas 15 vitesh, fitohet e drejta për pension, mandej në emisionet e vështira llogarittet benificioni. Pga e zakonshëm e Legjionarit është 975 deri 1372. Pushimi vjetor është 15 ditë, në vitin e pestë të shërbimit arrijnë në 45 ditë, por nuk lejohen largimi nga Franca. Njerëzit janë të shqetësuar për shkak se në Legjionin e të huajve shkohet nën disa rrethana misterioze, dhe, kur pranohen, legjionarët kanjanë të detyruar të heshtin në lidhje me trajnimin dhe aktivitetet e tyre luftarake. Përveç kësaj, këtu është një perceptim i gabuar se Legjioni i të huajve është ushtri e mercenarëve dhe kriminelëve, ndërsa unë njerëzit e shqetësuar i siguroj se kjo është njësia më elite brenda Ushtrisë Franceze, - shpjegon Paul Franjković.[1]
Thuhet se se për atë që radhitet në këtë njësi në fakt fillon një jetë të re. Në letër, pra. Legjioni sejcilit që fillon trajnimin i jep një identitet të ri, një emër i ri dhe datë të re të lindjes. Të gjitha dokumentet e reja personale. Në këtë mënyrë mbronë ushtarët e vet.
Në dy vitet e para, ndalohet kontakti me të afërmit dhe miqtë nga një jeta e kaluar. Në këto dy vitet e para, u takojnë vetëm 14 ditë pushimi, edhe atë pa të drejtë largimi nga Franca. Për këtë njësi flitet se se njerëzit e shohin jetën, si ikje nga avantuara dhe nga e kaluara. Dhe gjithsesi si një jetë të re.
Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ka pasur shumë vullnetarë nga hapësirat e ish-Jugosllavisë. Të Legjionarët më të njohur nga hapsirat e ish-Jugosllavisë janë serbi Milorad Ulemek dhe kroati Ante Gotovina[2].
Legjioni vepron në misione të ndryshme jashtë Francës, për në territorin e vet shtetit nuk mund të veprojë ! Një tjetër fakt interesant është se kuadri oficer, përbëhet vetëm nga francezët, dhe çdo ushtar tjetër mund të përparojë vetëm deri në rangun e nënoficerit. Pra, e vërtetë se legjioni është i të huajve, por nuk e komandojnë të huajt !
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/aktuelno.293.html:357134-Legija-stranaca-Rizikuju-zivot-za-1370--evra
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2013. Marrë më 29 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)