Shko te përmbajtja

Lego

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lego
Logoja e përdorur që nga viti 1998
LlojiKomplet ndërtimi
Shpikësi(t)Ole Kirk Christiansen
KompaniaThe Lego Group
VendiDanimarkë
Disponueshmëria1949–tani
MaterialetAcrylonitrile butadiene styrene
Faqja zyrtare në internet
Dy tulla Lego Duplo me një tullë standarde për krahasim.

Lego (në gjuhën daneze: [leːɡo]; stilizuar si LEGO) është një linjë lodrash plastike ndërtimi, të cilat janë prodhuar nga Lego Group, një kompani private në Billund, Danimarkë. Produkti kryesor i kompanisë, Lego, ka të bëjë me tulla plastike shumëngjyrëshe që shoqërojnë një sërë ingranazhi, figurina të quajtura minifigure, dhe pjesë të tjera të ndryshme. Pjesët Lego mund të montohen dhe të lidhen me njëra-tjetrën në shumë mënyra, për të ndërtuar objekte nga më të ndryshmet. Çdo pjesë e përdorur në ndërtim mund të hiqet përsëri, dhe pjesët mund të përdoren për të bërë objekte të tjera.

The Lego Group filloi prodhimin e tullave Lego në vitin 1949. Që prej asaj kohe, një nënkulturë globale Lego është zhvilluar. Mbështetja e filmave, lojërave, garave dhe gjashtë parqeve të lojërave Legoland janë zhvilluar nën emrin e markës. Që nga korriku i vitit 2015, 600 miliardë pjesë Lego janë prodhuar.[1]

  1. "The message is the medium". Intellectual Property Office blog. Gov.uk (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2022. Marrë më 20 gusht 2022.