Leidi Shqiponja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Leidi Shqiponja, është lindur më 20. 06. 1962 në Gramësh. Diplomuar për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Ka punuar mësuese për 12 vjet në shkollën 9 vjeçare “Rilindja » në Gramsh dhe që nga viti 1998 punoi drejtoreshë e Qendrës Kulturore, po në këtë qytet. Është marrë me krijimtari letrare që në moshë të vogël. Shkruan vazhdimisht shkrime për sektorin e kulturës në gazetën lokale të Gramshit etj. Ka marrë pjesë disa herë me tekste këngësh në Festivalin Kombëtar të këngës në RTSH. Ka shkruar mbi 100 tekste këngësh për fëmijë dhe për të rritur.

Ka botuar librat me poezi:

“Qiejt kundrejt”,

“Ku janë engjëjt?”

“Bisedë me diellin” (vjersha për fëmijë)

“Kërcimi i zambakëve” (haik)