Leshnja
Leshnja |
---|
Leshnja është një fshat në Shqipëri në rrethin e Skraparit.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ndodhet në rrëzë të malit me të njëjtin emër. Që pas organizimit të ri administrativ të pas viteve 90 është qendra e komunës që përfshin fshatrat Leshnjë, Vlushë, Gostenckë, Turbohovë, Kapinovë, Krastë dhe Krushovë. Ka një vendosje me rreth 1000 metër mbi nivelin e detit.
Fshat i njohur për tradita patriotike dhe i lidhur me Luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare. Nga ky fshat vinte Kareman Ylli, intelektual i njohur, Rektor Universiteti, Ministër Arsimi dhe deputet i rrethit te Skraparit për disa Legjislatura ne vitet e pasçlirimit. Ne malin e këtij fshati ne vitet e Luftës Nacional-Çlirimtare u vra pabesisht heroi Ramiz Aranitasi.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leshnja është fshat në rrethin e Skraparit, rrëzë shpatit lindor të malit të Gostenckës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Trubëhovë. Është fshat që ka ekzistuar prej shumë kohësh dhe emri përmendet në forma të ndryshme në disa tekste të historisë. Konkretisht, gjurmët e kulturës ilire dëshmojnë se Leshnja është banuar që në kohë të lashta. Në burimet e shkruara për herë të parë, Leshnja përmendet më 1424 kur banorët protestuan kundër vjeljes së taksave të avarizit e të bedeli nuzulit. Puna e kundërshtimit të taksave e ka vënë shpesh këtë zonë në vëmendje në kronikat otomane. Edhe në mars 1714 banorët e zonës morën pjesë në çetat kryengritëse që vranë xhizjedarin dhe vjelësin e taksave së asaj kohe.
Para ‘90-s drejtimi kryesor i ekonomisë ishte prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Leshnjë |
---|
Bersaka · Faqekuqi · Gostëncka · Kapinova · Krasta · Krushova · Leshnja · Turbohova · Vlusha |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |