Li Changchun
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Li Çangçun (kinezçe: 李长春), politikan kinez anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, lindi në shkurt të vitit 1944 në Dalian të provincës Liaoning; u pranua në PK të Kinës në shtator të vitit 1965 dhe filloi punën në shtator të vitit 1966 pasi u diplomua në degën e inxhinierisë elektro-mekanike të Universitetit Industrial të Harbinit; ka fituar titullin "Inxhinier".
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1985-1986 Zv/sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Liaoning dhe sekretar i Komitetit të PK të Kinës për qytetin Shenyang;
1986-1987 Zv/sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Liaoning dhe i ngarkuar me punën e kryetarit të provincës Liaoning;
1987-1990 Zv/sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Liaoning dhe kryetar i provincës Liaoning;
1990-1991 Zv/sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Henan dhe i ngarkuar me punën e kryetarit të provincës Henan;
1991-1992 Zv/sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Henan dhe kryetar i provincës Henan;
1992-1993 Sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Henan;
1993-1997 Sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Henan dhe kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të provincës Henan;
1997-1998 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Henan dhe kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të provincës Henan;
1998-2002 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Guangdong;
2002-2012 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe Drejtor i Komitetit Qendror për Ndërtimin e Qytetërimit Shpirtëror
Doli në pension në vitin 2012