Liburn Aliu
Liburn Aliu lindi më 10 prill të vitit 1975 në Prishtinë. Ka vijuar arsimin fillor në shkollën “Hasan Prishtina”, atë të mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtine dhe atë univerzitar në Univerzitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar në Fakulltetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Dega Arkitekturë.
Liburni ka punuar si arkitekt në projektim dhe ndërtim të lartë, si dhe ka qenë i kyçur në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ku ka mbikëqyrur punët restauruese.
E kaluara politike e Liburn Aliut ka filluar qysh në vitin 1994 me aktivitetet ilegale, konkretisht brenda Lëvizjës Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Ka qenë pjesëtar i njësisit gueril Rexhep Mala në Prishtinë. Si rezultat i aktiviteteve të tija, ai u arrestua në vitin 1997 me akuzë për bashkim për veprimtari armiqësore terrorizem dhe cënim të integritetit territorial të Jugosllavisë, dhe u dënua me nënte vite burg. Liburn Aliu është një nga të mbijetuarit e Masakrës së Dubraves që u krye në maj të vitit 1999. Liburni ka vuajtur 4 vite e dy muaj burg, ndërsa është liruar me 27 mars të vitit 2001.
Liburn Aliu është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.