Licenca Apache

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Licensa Apache (ASL) është një license software e lire dhe e lejuar e shkruar nga Apache Software Foundation[1](ASF). Licensa Apache kërkon ruajtjen e të drejtave autoriale. Ashtu si edhe licensat e tjera të lira softuerike, kjo license i lejon përdoruesit e softuerit te drejtën për ta përdorur softuerin për çdo qëllim, ta shpërndajë, ta modifikojë dhe të shpërndajë versionet e modifikuara të tij nën kushtet e licenses, pa u shqetësuar për nderimet. ASF dhe projektet e saj i paraqesin softuerët që prodhojnë nen liçensën Apache dhe shumë projekte të tjera jo të ASF gjithashtu përdorin ASL.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Versioni 1.0[redakto | redakto tekstin burimor]

Licensa 1.0 ështe licensa origjinale e Apache e cila ndodhet vetëm në versionet e vjetra të paketave Apache (siç është version 1.2 i serverit  Web). 

Versioni 1.1[redakto | redakto tekstin burimor]

Licensa Apache 1.1 u aprovua nga ASF në 2000: Ndryshimi primar nga licensa 1.0 është në 'çështjen e reklamimit' (seksioni i 3-të i licenses 1.0); produkteve që rrjedhin prej tij nuk u kërkohet më që të përfshijnë kontributin e tyre në materialet reklamuese por vetëm ne dokumentacionin e tyre.[2]

Versioni 2.0[redakto | redakto tekstin burimor]

ASF-ja e adoptoi Licensen Apache 2.0 ne janar 2004. Qëllimet e deklaruara të licenses përfshijnë bërjen e licenses më të thjeshtë per projektet në përdorim që nuk janë ASF, duke përmirësuar pajtueshmërinë me softuerët e bazuar në GPL, duke lejuar licensën të përfshihet në referenca në vend që të listohet në çdo skedar, duke sqaruar licensën ne kontributet dhe duke kërkuar një license patentë në kontributet që domosdoshmërisht cënojnë paketat vetjake të një kontributi.[3]

Kushtet e licensës[redakto | redakto tekstin burimor]

Licensa Apache quhet e lejuar sepse nuk kërkon një punë të derivuar të softuerit ose modifikimeve të origjinalit që të shpërndahen duke përdorur të njëjtat licensa. Por akoma kërkon të njëjtën license për të gjitha pjesët e pamodifikuara, dhe në çdo skedar të licensuar, në çdo të drejtë autori origjinale, patentë dhe markë tregtare në kodin e rishpërndarë duhen ruajtur (me përjashtim të njoftimeve që nuk përmbajnë asnjë pjesë të punëve të derivuara); dhe në çdo license skedari të ndryshuar duhet shtuar një njoftim që lajmëron se janë bërë ndryshime në këtë skedar.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ New Media Rights (2008-09-12). "Open Source Licensing Guide". California Western School of Law. Marrë më 2015-11-28. The ‘BSD-like’ licenses such as the BSD, MIT, and Apache licenses are extremely permissive, requiring little more than attributing the original portions of the licensed code to the original developers in your own code and/or documentation. 
  2. ^ Stampa:"Licenses – The Apache Software Foundation". Archived from the original on 1 July 2007. Retrieved 7 July 2007. ' '
  3. ^ Stampa:"Licenses – The Apache Software Foundation". Archived from the original on 1 July 2007. Retrieved 7 July 2007.''