Ligji i duhanit në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ligji i duhanit legjitimisht njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pierjes së duhanit. Ky ligj ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007.

Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike te mbyllura dhe ndalimin e reklamës që duhanit.

Pasojat e shkeljes së ligjit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse ndokush kapet duke pirë duhan në një mejdis të mbyllur gjoba i vendoset pronarit të mjedisit dhe shkon deri në 50 000 lekë. Ndërsa për reklamet gjoba shkon deri në 3 milion lekë.

Ky ligj mund të konsiderohet si një nga sukseset më të mëdha të shëndetit publik.

Hartimi dhe miratimi i ligjit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ligji është hartuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe një meritë të veçantë për hartimin dhe miratimin e tij e ka pika fokale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kontrollin e duhanit Dr. Roland Shuperka i cili punon në Institutin e Shëndetit Publik. Po ashtu meritë të madhe ka edhe ish Ministri i Shëndetësisë Maksim Cikuli i cili tregoi një mbështetje shumë të madhe për miratimin e ligjit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]