Jump to content

Ligji mbi rrobat në Bullgari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ligji mbi rrobatBullgari është një ligj me të cilin ndalohet larja e rrobave gjatë vizitës së Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, në qershor të vitit 2007-ës në Bullgari.[1]

Ligji kishte të bënte drejtpërsëdrejti me shtëpiaket. Ato e kishin të ndaluar të lajnë rroba më datën 11 qershor të vitit 2007. Për fat të mirë, ky ligj vlente vetëm për një kohë të shkurtër, më saktësisht, vetëm gjatë ditës që Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, do të bënte vizitën zyrtare në Bullgari dhe në kryeqytetin e saj.

Gratë bullgare janë ndaluar të lajnë dhe të nderin rrobat në dritare dhe ballkone gjatë kohës së shkurtër kur Presidenti Bush do të qëndrojë në Bullgari. Autoritetet në Sofje kanë nxierë një ligj të veçantë dhe e kanë bërë publike në mënyrë që askush të mos thoshte se nuk e kishte dëgjuar. Ata kishin ndaluar larjen e rrobave në familjet që e kanë shtëpinë pranë rrugës kur do kalonte eskorta e Presidentit.

Kjo nuk është masa e vetme e marrë. Pas futjes në fuqi Policia ka filluar të “pastrojë” lypësit dhe plehrat nga rrugët, pasi ato prishin imazhin e mirë të vendit. Fëmijët që i ndalin makinat nëpër semaforë janë paralajmëruar se do të arrestohen nëse i dalin përpara eskortës së Bushit, madje edhe më keq, nëse ndalin të lypin para makinës ku ndodhet Bushi.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Iliria Post Nr 422 Arkivuar 8 prill 2007 tek Wayback Machine në amëzën iliriapost.net Arkivuar 10 dhjetor 2018 tek Wayback Machine