Lind Islami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

LIND ISLAMI

Lind Islami lindi më 3 prill 1992 në Pejë.Është djali i këngëtarit Bedri Islami.Në vitin 2004 pra në moshën 12 vjeçare ka marrë pjesë në spektaklin "Gjeniu i vogël" ku ka fituar një nga vendet e treta.Po në atë moshë ka marrë pjesë në "Këngën për fëmijë" ne rtk me një kënge të tij që titullohet "Gezuar atdhe".Ai po ashtu ka përfaqsuar Kosovën ne Ukrainë dhe Bullgari ku ka fituar vendet e para.Për një kohë ai nuk u paraqit në skenën shqiptare.Pas nje pauze ai u paraqit ne fillim në "Top Fest 8" ku morri pjesë me këngën "Diell që s'perëndon.Ai aty ka fituar disa qmime dhe kënga e tij u pëlqye shum.Pasi doli i kënaqur në "Top Fest 8" morri pjesë edhe në "Top Fest 9" me këngën "Koha pa ty".Ai ka edhe një këngë me babain e tij që titullohet "Mërgimi".Morri pjesë edhe në spektaklin "The Voice 2".Në audicionet e fshehura ai bëri për vete të gjithë jurinë.Mes tyre filloi një luftë se kush ta merrteë në ekip.Sidomos mes Miriam Canit dhe Sidrit Bejlerit.Ai zgjodhi Sidrit Bejlerin.Në audicionet e fshehura u paraqit me këngën e Jason Mraz "You and I both".Në beteja ai u ndesh me Merlindën.Kënga që kishte zgjedhur Sidriti për ta ishte dueti i Rihanës dhe Eminemit "Love the way you lie" por në versionin e dytë.Sidriti zgjodhi të vazhdoi më tutje me Lindin.Në knockout ai u paraqit me këngën "Your song" nga Elton John.Ai fitoi kundër Dilanit.Në natën e parë live më 28 dhjetor ai u paraqit me këngën "Gangster paradise" nga Coolio por coverin e James Morrison.Ai vazhdoi edhe më tutje.Në natën e dytë live 4 janar ai u paraqit me këngën " Let me entertain you" nga Robbie Williams.Përsëri vazhdoi më tutje.Në natën e tretë live 11 janar ai u paraqit me këngën " Grenade" nga Bruno Mars.Ai vazhdoi edhe në gjysmëfinale.Në gjysmëfinale më 18 janar ai u paraqit me këngën "Make you feel my love" coverin e Adele.Ai nuk vazhdoi në finale.Në finale nga skuadra e Sidritit shkoi Venera Lumani e cila edhe e fitoi "The voice 2".Edhe pse Lindi nuk shkoi në finale ai u bë i njohur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në vendet e tjera ku ka shqiptar.Pas The voice ai solli një këngë me tekst nga Endrit Shani dhe xhruar nga Daniel Joveski që titullohet " Më shumë se fjalë ".Më pas ai morri pjesë në këngën magjike me këngën "Bregu i vjetër".Të dy këngët u pëlqyen shumë nga publiku.Më pas ai së bashku me Venera Lumani morri pjesë ne Festivalin 52 në RTSH me këngën në "Nata e parë" ku zunë vendin e katërt.Kohët e fundit Lindi dhe Venera paraqiten duke kënduar live bashkë pothuajse në të gjitha vendet.Për këtë arsye thuhet se ata janë te lidhur.Në fillim këtë e kanë mohuar të dy ne disa intervista.Ata kanë thënë se janë thjesht shokë.Por tani ata janë të lidhur dhe në fotot që kanë në facebook dhe instagram shihet se janë të lumtur.Ai me baban e tij më 3 maj kanë marrë pjesë në festivalin "Kënga ime" me një këngë tradicionale dhe një të re.Kënga tradicionale që e kënduan u shoqërua me kitar nga profesori i kitarës nga Peja Luan Sapunxhiu.Kënga titullohet "Asaman trëndafili çelës".Kënga e re titullohet "Gjaku im".Juria me vlerësim unanim zgjodhi që në gjysmë finale të shkojë kënga "Gjaku im".Kjo këngë do vazhdojë edhe në finale.Në gjysmëfinale u rendit e para në listë me 100 pikë.Së fundmi ai është paraqitur me një këngë që e këndon bashkë me Sidrit Bejlerin dhe Florent Abrashin(fitues i "The voice 3"),që titullohet "S'ta kam thënë".Kjo këngë ishte e parapare vetëm per Lindin dhe Sidritin por ata e kanë ftuar të këndoj edhe Florentin.