Lirak Dodbiba
Lirak Dodbiba (Elbasan, nëntor 1912 - Tiranë, 14 shkurt 1982) ka qenë gjuhëtar, pedagog shqiptar dhe kerkues shkencor.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Elbasan në nëntor të vitit 1912. Ai dha një kontribut të madh në arsimin shqiptar. Rritur në një familje me tradita të hershme atdhetare e kulturore, djali i patriotit Peter Dodbiba (Medalja e Lirise). Njohës i shkelqyer i rreth 10 gjuhëve te huaja, duke perfshire latinishten dhe greqishten e vjeter.
I ndihmuar nga Prifti elbasanas Papa Jorgji Theohari, Liraku mbaroi një shkollë të mesme katolike në Grottaferrata të Romës. Pasi kthehet nga Italia, fillon te punoje si përkthyes filmash nga italishtja në shqip, duke vazhduar dhe Normalen e Elbasanit. Nga viti 1932 ka punuar si mësues në Vlorë, Himarë e Pogradec. Më 1935 nisi studimet në Fakultetin e Filozofisë ne Lion të Francës, në degën pedagogji-psikologji, duke u diplomuar më 1938. Më 1941 shkon në Kosovë ku caktohet me detyrën e zv-drejtorit të gjimnazit të parë që u çel në Prishtinë, Sami Frasheri.
Në vitin 1943 nisi punën për hartimin e një fjalori të gjuhës shqipe. Për një kohë gati 25 - vjeçare ai arriti të kryente kerkime shkencore terminologjike dhe sistemoi mbi 50 mijë fjalë te gjuhes shqipe. Me rekomandimin e rektoratit të Universitetit të Tiranës mblodhi leksikun popullor detar të zonës së Sarandës, Durrësit, Shëngjinit, që u botua te “Atlante Linguistico Mediterraneo”, i cili u botua në Venecia në 1967. Në vitin 1972 u caktua delegat i Kongresit të Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe si dhe anetar i Komisionit Organizator i këtij kongresi. Ndërmjet të tjerash atje ka mbrojtur edhe tezen e përdorimit të dialektit gege, duke kontribuar ne formimin e gjuhes moderne shqipe.
Disa nga titujt që i jane dhene gjatë punës së tij kanë qene "Bashkepunetor i Vjeter Shkencor", dhe Urdhëri Naim Frasheri i Klasit të II i dhënë në vitin 1982 nga Kuvendi Popullor.
U nda nga jeta ne vetmi më 14 shkurt 1982 në Tirane.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |