Liridon Mulaj
Appearance
Liridon Mulaj (Fushë Arrëz, 24 prill 1987) është jurist dhe shkrimtar shqiptar.
Është diplomuar për drejtësi dhe marrëdhënie publike politike. Debutoi në letërsinë shqipe në vitin 2017 me vëllimin poetik “I pakuptuari”. Një vit më pas u prezantua në panairin e librit 2018 me romanin eksperimental “Kërkohet një vrasës”. Në vitin 2020 botoi romanin e dytë “Mos harro të më kujtosh” nga "Onufri".
Në vitin 2022 u botua romani i tij te trete "Provinca", i cili u shpall fitues i çmimit letrar "Rexhai Surroi" si romani më i mirë i vitit.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Maxharraj, Shaban (22 dhjetor 2022). ""Rexhai Surroi" për shkrimin që denoncoi keqpërdorimet në kurriz të pacientëve dhe romanin e çmitizimit". koha.net.