Jump to content

Llullat në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Llullat (çibukët) në lashtësi janë përdorur edhe për të tymosur bimë të tjera e droga, sidomos për qëllime mjekësore.

Llullat prej balte të pjekur janë punuar nga poçarët, si p.sh. në Farkë të Tiranës deri në shek XVIII-XIX. Krahas tyre janë punuar llulla e cigarishte prej druri, sidomos në fshat. Zeja e punimit me çark të llullave u zhvillua në qytete, veçanërisht në Shqipërinë e Mesme. Zejtarët përdornin dru të fortë bushi, grifshe, degë shqope etj. Në vitet 20-30 të shek XX filloi nxjerrja, përpunimi dhe eksportimi si lëndë e parë gjysmë e gatshme e rrënjës së shqopës. Pas Çlirimit u kalua në përpunimin e plotë të rrënjës së shqopës (Erica arborea) dhe filloi prodhimi industrial i llullave. Llullat prej shqope prodhoheshin në një fabrikë të veçantë me teknologji të kohës, të ngritur në Tiranë dhe eksportoheshin në disa vende të botës.