Lobi Rajonal i Grave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Lobi Rajonal i Grave Lobi Rajonal I Grave (LRG) për paqe, siguri dhe drejtesi në Evropën Juglindore (EJL)/ Regional Women's Lobby (RWL) përbëhet nga gra lidere në politikë dhe shoqëri civile nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. LRGEJL është i përkushtuar drejt fuqizimit të grave dhe përfshirjes së perspektivave gjinore në të gjitha politikat dhe aktivitetet në rajon. Qëllimi i LRG-së është që të përforcojë pozitën e grave në proceset e demokratizimit dhe rimëkëmbjes pas konfliktit, duke avancuar kësisoj drejtësinë dhe pajtimin. LRG mbetet i përkushtuar ndaj sigurimit të një paqeje dhe drejtësie të qëndrueshme përmes procesit të integrimit evropian të tërë rajonit. LRG EJL punon në përkrahjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në proceset e paqes, sigurisë dhe drejtësisë. Ai synon të ndihmojë në ndërtimin e së ardhmes demokratike, prosperuese dhe Evro-Atlantike për të gjitha vendet dhe të gjithë rajonin duke fuqizuar kapitalin njerëzor përmes integrimit të grave në nivelet vendim-marrëse, barabartë me burrat. I themeluar në vitin 2006, Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore bashkon politikane dhe aktiviste nga rajoni që janë të përkushtuara ndaj qëllimeve të thellimit të sigurisë njerëzore, promovimit të të drejtave të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në proceset e vendimmarrjes dhe thyerjes së barrierave të politikës etnocentrike. Ky Lob i ka gjithsej 23 anëtare nga 7 vende të ndryshme të rajonit: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Aktivitetet e LRG-së përqendrohen në lobimin dhe avokimin në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar nëpërmjet takimeve me politikanë, seminareve, tryezave të rrumbullakëta, konferencave ndërkombëtare, deklaratave për shtyp dhe veprimeve të tjera. LRG-ja është e hapur ndaj kërkesave për informata, pyetjeve të mediave si dhe ekspertizës dhe këshillave për një gamë të gjerë të çështjeve që kanë të bëjnë me Gratë, Paqen dhe Sigurinë në EJL. Anëtaret e Komisionit Drejtues: Edita Tahiri, Kosovë (Kryesuese) Sonja Biserko, Serbi Marieta Zace, Shqipëri Memnuna Zvizdic, BeH Gordana Sobol, Kroaci Irina Pockova, Maqedoni Nada Drobnjak, Mal i Zi Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës: Elisabeth Rehn Ursula Plassnik Doris Pack Luisa Morgantini Mirjana Feric-Vac Ana Maria Gomes Franziska Brantner Koordinatore e LRG: Diana Cekaj-Berisha coordinator@rwlsee.org www.rwlsee.org

Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore (RWLSEE) i përbërë nga gra lidere nga shtatë shtetet e Ballkanit perëndimor, të cilën organizatë e kryeson Edita Tahiri tani dhjetë vjet, i kanë dërguar dy ditë më parë (më 7 mars) letër sekretarit gjeneral të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe të gjitha misioneve të përhershme të shteteve anëtare në OKB, përmes së cilës kërkohet drejtësia ndërkombëtare për gratë e mbijetuara nga përdhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci.

“Proceset e rindërtimit në periudhën pas konflikteve në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci kanë nxjerrë në pah se dhjetëra mijëra gra janë përdhunuar dhe abuzuar gjatë luftërave në këto vende, gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, thuhet në letrën e këtij lobi, shkruan “Epoka e re”. Sipas kësaj letre drejtuar Antonio Guterres, në luftën e Bosnjës (1992-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale sillet diku në mes 12,000 dhe 50,000. Në luftën e Kosovës (1998-1999), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 20,000. Në luftën e Kroacisë (1991-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 2,200. “Megjithëse kjo dukuri tmerruese renditet në mesin e mizorive më të rënda në historinë moderne të Evropës, vazhdon të mbetet një gjenocid i fshehur deri në ditët e sotme”, thuhet ndër të tjera në letrën e Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore (RWLSEE) që kryesohet nga Edita Tahiri. “Ne konstatojmë me shqetësim, se edhe 20 vite pas, tragjedia e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk është adresuar nga ana e asnjë mekanizmi ndërkombëtarë të drejtësisë. Edhe pse Tribunali i Hagës për herë të parë e ka kualifikuar përdhunimin si një krim lufte në rastin Krnojelac (IT-97-25) “Foča”, megjithatë ka vazhduar të mos adresohet më vonë në mënyrë përkatëse”, thuhet në këtë letër. Letra ehttps://scontent.fprx1-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/29026416_10156131487859354_6875701827204022272_n.jpg?oh=1abd663997e3e401a5847c85c3dea6f9&oe=5B3C0AF9 plotë e RWLSEE-së të cilën e boton gazeta “Epoka e re”:

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRGEJL), në mbështetje të dialogut midis deputeteve të Kuvendit (DK-ve) nga Kosova dhe Serbia, e ka organizuar një takim më 10 dhjetor 2012 në Stamboll, Turqi. Me mbështetjen e Grave të Kombeve të Bashkuara dhe Ambasadës së Finlandës në Prishtinë, LRGEJL e ka organizuar takimin rajonal të grave “Gjendja e grave, ndikimi i tyre në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian”, gjatë të cilit, politikanet, parlamentaret dhe aktivistet e shoqërisë civile nga vendet anëtare të LRG-së diskutuan për rolin e shtuar të grave në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të rajonit. Pjesa qendrore e këtij takimi u fokusua në dialogun midis parlamentareve nga Kosova dhe Serbia, i cili u mbajt në një frymë shumë konstruktive.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 29 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)