Loja talash

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Loja tallash apo Loja kile (ta lash, kile) është lojë argëtuese në natyrën e fëmijëve.

- Para fillimit të lojës me numrim-këndim zgjidhet njëri që e "mbanë" radhën. Ky "mbajtës" duhet që të nxitojë dhe të prekë ndonjërin nga lojtarët dhe pasi të ketë prekur lojtarin të thërrasë "tallash" apo "kile". Kështu radha i mbetet lojtarit të prekur i cili tani ka radhën dhe duhet të ja lërë radhën ndonjë lojtari tjetër. Edukatorët preferojnë që loja të luhet në lëdina apo hapësira në të cilat gjasat që të lëndohen fëmijët janë të vogla.