Jump to content

Louise Hammarström

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Louise Hammarström

Louise (Lovisa) Katarina Hammarström (25 maj 1849 [1] – 5 nëntor 1917), [2] ishte një kimiste suedeze. Ajo ishte e para kimiste femër suedeze e trajnuar dhe e arsimuar zyrtarisht. [3]

Louise Hammarström ishte vajza e një famullitari. E mbetur jetime në moshë të re, ajo është rritur në një fabrikë hekuri në Dalarna, në Suedinë qendrore, ku është interesuar për substancat kimike. Ajo ishte studente në Konstfack, studioi kiminë me mësime private dhe në 1875 u punësua në laboratorin e inxhinierit Werner Cronquist në Stokholm, ku ishte aktive si asistente në 1876-1881. [3] Më pas ajo ishte aktive si kimiste minerale në fabrikat e hekurit të Bångbro (1881–87), Fagersta (1887–91) dhe Schisshyttan (1891–93). Në 1893, ajo hapi laboratorin e saj, në të cilin u fokusua kryesisht në minerale dhe studime gjeologjike.

  1. ^ Walborg Hedberg - Louise Arosenius: Svenska kvinnor från skilda verksamhetsområden, Stockholm 1914, sid. 40
  2. ^ Sveriges dödbok 1901–2009, DVD‐ROM, Version 5.00, Sveriges Släktforskarförbund (2010): Hammarström, Lovisa Katarina
  3. ^ a b Louise Hammarström Arkivuar 31 gusht 2021 tek Wayback Machine (Swedish language)