Luan Muça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Luan muca.jpg

Z.Luan Muça është zyrtarisht Founder & CEO i Delta Group dhe themeluesi i kompanisë që nga viti 1996.

Jeta dhe Karriera

I lindur në Elbasan në 5 Gusht të vitit 1971 z.Luan Muça pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1989 në gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e Elbasanit vazhdoi studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik, studime të cilat i përfundoi në vitin 1994. Drejtimi dhe menaxhimi i distribucionit të produkteve ushqimore ishte një nismë e parë e ndërmarë nga vetë ai e cila zgjati rreth një vit. Kërkesa për një kualifikim të mëtejshëm e shtynë atë të shkëputej për në Angli. Në Universitetin West Minister në Londër z.Muça do të përfundonte studimet 1 vjeçare master për Ekonomi.

Z.Muça është i martuar dhe ka tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.Krahas drejtimit dhe udhëheqjes së biznesit familja ka qenë prioritet i jetës së tij duke i kushtuar vëmendje maksimale. Falë punës dhe përkushtimit z.Luan Muça në Qershor të vitit 2014 i është akorduar titulli “Nderi i qytetit të Durrësit” nga Bashkia Durrës me motivacionin: “Për kontributin e rëndësishëm që jep në zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, në mbështetjen e aktiviteteve, në promovimin e historisë dhe kulturës qytetare Durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale, qytetare dhe humane” Kërkesa për antarësim nga Parlamenti Europian i Sipërmarrësve për periudhën 2016 -2018 erdhi si rezultat i atributeve dhe vlerave që z.Muça ka dhënë në vite për biznesin shqiptar.

Informacion ne lidhje me historikun e kompanive te DELTA GROUP

Z. Luan Muca është  zyrtarisht Founder & CEO i Delta Group dhe themeluesi i  kompanisë që nga  1996.

Pavarësisht  mbikëqyrjes së kompanisë në rolin e tij si CEO, ai udhëheq Delta Group, e cila përbëhet nga 10 kompani: Delta, Dast ,Delta Home,Deutschcolor,Thermoswiss, Delta Group Italia,Deutschcolor N.Macedoni,Deutschcolor Tunisie,Delta Group Kosovo, Delta Group Usa..

Që nga krijimi i biznesit në vitin 1996, ai ka luajtur rolin kryesor në Delta në zhvillimin e saj te shpejtë ne orientimin e duhur drejt tregut. Ai e udhëhoqi me sukses zhvillimin drejt industrisë dhe në vitin 2008 krijoji DAST, lider në prodhimin e materialeve për ndërtim tashmë prezent ne tre kontinente . Në vitin 2012, referuar kërkesave erdhi dhe krijimi i Delta Home e cila zgjeroi gamën e produkteve me markat më në zë në fushat e arredimit .

Në vitin 2012  u themelua Deutschcolor sh.a,dhe prej nga viti 2018 Deutschcolor ka ndertuar fabriken e saj ne Shqiperi si një nga investimet më të mëdha në sektorin e bojërave në Europën juglindore.Më 13 maj  të vitit 2013,ai themeloi  brand name Delta Group e cila erdhi me idenë për të dhënë një kthesë të fortë metodave tradicionale të ndërtesave, konstruksionit dhe arredimit në Shqipëri.Po ne Dhjetor te vitit 2013 Delta Group filloi aktivitetin e saj edhe ne Kosove.Në të njëjtin vit 2013 Deutschcolor është presente edhe në N.Macedonia. Nje tjeter investim qe iu bashkua grupit eshte edhe fabrika e Thermoswiss e cila startoi me prodhimin e polisterolit ne Shkurt te vitit 2015.


Ne 2018 u themelua kompania Delta Group Italia.Ne vitin 2018 filloi prodhimin fabrika Deutschcolor ne Tunisi.Viti 2019 perkon me hapjen e Delta Group ne USA.Gjatë 24 viteve të tij në drejtimin e kompanise, Z. Luan ka fituar mirënjohje të veçantë për arritjet dhe zhvillimin e kompanive si dhe zhvillimet e produkteve të tyre.[1]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2017. Marrë më 7 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)