Jump to content

Luan Pobrati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luan Pobrati
Lindi16 prill 1955
Koplik, Malësi e Madhe
Vdiq5 maj 2022 (67 vjeç)
Tirane
KombësiaShqipetar
ShkollimiUniversiteti i Tiranes
ProfesioniSpecialistë i Shërbimeve Sekrete Shqiptare
Prindër
  • Hekuran (i ati)
  • Feraset (e ëma)

Luan Pobrati ishte nje Specialist i Shërbimeve Sekrete Shqiptare, i biri i Hekuranit dhe Ferasetit, vëllai i pesë fëmijëve të familjes së Heroit të Popullit Hekuran Pobrati.

Ne vitin 1978-te Luani përfundon shkollën e lartë të Ministrise së Punëve të Brëndshme (Dega Sigurim) dhe Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, në vitin 1982.

Ka punuar për një periudhë të shkurtër në Drejtorin e Punëve të Brëndshme në Tiranë, më pas u caktua pranë Universitetit të Tiranës për të mbuluar inteligjencën Universitare të kohës për cështjet e Shërbimit Sekret Shqiptar, mbas kësaj detyre ka shërbyer si Zëvëndës Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Turizmit po në funksion të  Shërbimit Sekret Shqiptar.

Me krijimin e Shërbimit Informativ Kombëtar në vitin 1991, punoj sërish për një periudhë 1 vjeçare në këtë institucion deri në vitin 1992 dhe më pas është larguar nga ky institucion.

Luani është dënuar tre  herë me burgin  në periudhen e pushtetit të Sali Berishës 1991-1997  dhe për të tre herët ka fituar pafajësi  me vendim të gjykatës së Tiranës.

Ai njihet si publicist me botime të spikatura për kohën me karakter politik dhe historik.

Në vitin 1999 është emëruar Drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për një periudhë 1 vjeçare dhe më pas ka punuar si Kryeinspektor për Rendin dhe Shërbimin Informativë, pranë Kryeministrit në mandatet e dy Kryeministrave Shqiptar deri ne vitin 2004.