Jump to content

Wikipedia:Biografitë e personave që jetojnë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Redaktorët duhet t'i japin kujdes të posaçëm informatave mbi njerëzit që jetojnëcilëndo faqe në Wikipedia, duke i përfshirë artikujt, faqet e diskutimit, faqet e projektit, dhe draftet.[a] Materiali i tillë kërkon një ndjeshmëri të lartë, dhe duhet t'i përfillet rreptësisht ligjeve që i aplikohen në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut; kësaj politike, dhe principeve themelore të përmbajtjes në Wikipedia:

Wikipedia duhet ta shkruajë artikullin saktë. Bëhuni shumë të prerë kur flitet për përdorimin e burimeve cilësore. Të gjitha citimet dhe çfarëdo materiali i sfiduar apo me gjasa që të sfidohet duhet të përkrahet nga një citim brenda rreshtit drejt një burimi të besueshëm dhe të botuar. Materiali me pikëpyetje rreth njerëzve që jetojnë (ose në ca raste, ata të sapovdekur) që nuk ka burime apo ka burime të këqija — qoftë materiali negativ, pozitiv, neutral, apo thjesht jo i sigurt — duhet hequr menjëherë dhe pa pritur për diskutim. Përdoruesit që e shkelin këtë politikë në mënyrë këmbëngulëse apo skandaloze mund të bllokohen nga redaktimi.

Biografitë e personave që jetojnë (BPJ) duhet të shkruhen në mënyrë konservative dhe me kujdes ndaj privatësisë së subjektit. Wikipedia është enciklopedi, jo tabloid; nuk e ka për detyrë të jetë sensacionalist, apo të jetë vegël për shpërndarjen e deklaratave tronditëse rreth jetëve të njerëzve; mundësia e lëndimit apo vënies në rrezik të subjektit duhet konsideruar gjithherë kur ushtrohet kujdesi editorial. Kjo politikë i përfillet secilit person që jetojnë të përmendur në një BPGJ, qofshin subjekti kryesor i artikullit apo jo, dhe secilës përmendje të tyre përgjatë Wikipedisë, duke përfshirë faqet e diskutimit. Barrën për dëshmi e mban personi që shton ose rikthen materialin.

Stili i shkrimit

[Redakto nëpërmjet kodit]

BPGJ-të duhet të shkruhen me përgjegjësi, kujdes, dhe me ton të pandikuar, duke shmangur edhe ekzagjerimin edhe nënvlerësimin. Artikujt duhet të dokumentojnë ato që thojnë burimet e besueshme dytësore për subjektin, dhe deri diku ato që thonë subjektet për vetveten, në një mënyrë jopartizane. Përmbledhni se si veprimet dhe arritjet e tyre karakterizohen nga burimet e besueshme pa i dhënë peshë të tepruar mbi ngjarjet më të reja. Mos i afishoni njerëzit me etiketa të kontestuara, gjuhë të ngarkuar, apo termat joprecizë, përveç në rastet kur personi përshkruhet ashtu në masë prej burimeve të besueshme. Përdorni më mirë gjuhë direkte dhe të qartë, dhe jepjani vendin fakteve që të flasin për vete.

Kritika dhe lavdata duhet përfshirë nëse mund të përcjellet tek burimet e besueshme dytësore, përderisa materiali është paraqitur në mënyrë të përgjegjshme, konservative, dhe në një ton jo të ndjeshëm. Kujdes me hapësirën që i jepni pikëpamjeve të caktuara; pikëpamjet joshumicë nuk duhet dhënë më shumë peshë sesa ato të shumicës dhe në shumicën e rasteve s'ia vlen të përfshihen fare. Kërkohet kujdesi me strukturën e artikullit për ta siguruar neutralitetin e përafërt për sa i përket prezantimit të përgjithshëm dhe nëntitujve. Kujdes deklaratave që mbështeten mbi fajësinë përmes ndërlidhjes, dhe përmbajtjes së anuar, keqdashëse apo tejet promocionale.

Ideja e shprehur në Eventualizëm—që çdo artikull i Wikipedisë është një vepër në punim e sipër, dhe që është në rregull për një artikull të jetë përkohësisht jo i balancuar sepse eventualisht do të formësohet—nuk i aplikohet biografive. Duke marrë parasysh ndikimin potencial mbi jetët e subjekteve të këtyre biografive, biografitë duhet të jenë gjithherë të drejta ndaj subjekteve të tyre.

Artikuj sulmues

[Redakto nëpërmjet kodit]

Faqet që s'kanë burime apo kanë ton negativ, sidomos kur duken që janë krijuar me përbuzjen e subjektit si synim kryesor, duhet të fshihen sa më parë nëse nuk ka ndonjë verzion alternativ që respekton rregullat ku mund të kthehet. Joadministratorët duhet t'i etiketojnë me {{Grise}}. Krijimi i këtyre faqeve, sidomos kur përsëritet apo bëhet në shpirt të keq, është arsyetim i denjë për bllokim të menjëhershëm.

  1. ^ Njerëzit llogariten që jetojnë derisa nuk ka arsyetim të besohet ndryshe. Kjo politikë nuk përfillet në rast të vdekjes së mirëqenë.