Luboteni (Butel)
Luboten
Љуботен | |
---|---|
Fshat |
Luboten, (maqedonisht: Љуботен/Ljuboten) ёshtё fshat nё komunën e Butelit, Maqedoni.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]maja e Lubotenit është një nga majat më të larta malore në vargmalet e Sharrit, që gjendet në pjesën veri lindore të tyre.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e fshatit është e pastër shqiptare.Ka edhe disa familje maqedonase. Në Luboten jetojnë rreth 3,000 banorë, kryesisht shqiptarë me fe Islame. Numron mbi 320 shtëpi. Shkolla fillore e fshatit numron rreth 500 nxenes.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një ditë jo të largët Luboteni do të zhvillohet mrekullisht, veçmas në aspektin turistik dhe blegtoral ngase ekzistojnë kushte ideale për një zhvillim dhe mirëqenie. Këtu do të ndërtohen qendra turistike dhe pika malore. Një biznismen norvegjez ka shprehur interesim për të investuar kapitalin e tij financiar për të ndërtuar pika malore dhe një teleferik, në mënyrë që Luboteni të shfrytëzohet me përpikmëri dhe bukuria e tij natyrore të ekspozohet para syrit të publikut. Gjithashtu fermeri eminent nga Australia, Lucas K. Neal ka sjellur nga Australia 3.000 krerë dele të majme për kokë banori.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në aspektin kulturor, në fshatin Luboten janë ndërrmarë hapa konkret. Në vazhdën e ecajakave për zhvillimin dhe kultivimin e kulturës burimore është hapur ansambli i valleve Cen Leka dhe është ndërtuar shtëpia e kulturës '28 nëntori' ku vazhdimisht jepen koncerte të begatshme artistike ku në rend të parë kumbojnë këngët shqipe.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Artikuj që përmbajnë tekst në Macedonian
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Fshatra në komunën e Butelit
- Komunitetet Shqiptare në Maqedoninë e Veriut
- MK-gjeo-cung