Lucio Giunio Moderato Columella

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Lucius Junius Moderatus Columella

Lucio Giunio Moderato Columella i njohur si Kolumela dhe i lindur në (Gades, 4 – 70)ishte një shkrimtar romak i bujqësisë. Pas karrierës në ushtri ( ku arriti gradën Tribunit në Siri në vitin 34 pas Krishtit ) , filloi veprimtarinë si shkrimtar. Vepra e tij është traktati i njohur "De re rustica" , në dymbëdhjetë vëllime , i cili i ka mbijetuar kohrave i paprekur , dhe paraqet burimin më të madh të njohurive në lidhje me bujqësinë romake , së bashku me veprat e Catone il Vecchio dhe Varrone , i cili i citon të dy herë pas here në veprën e tij. Libri i dhjetë është shkruar për nder të Virgjilit, dhe u realizua në hekzametra. Veprat e Kolumelës ishin të humbura, por në sajë të Poggio Bracciolini-t , që hulumtoi manastiret në Francë , Zvicër dhe Gjermani , u risollën në Itali disa nga dokumentat e tij . Edhe një libër i vogël mbi pemët ( De arboribus ) i u rikthye tërësisht. Një dekret i Dioklecianit na informon për çmimet e pajisjeve bujqësore në perandorinë e vonë romake. Një koleksion bizantin prej njëzetë librave, Geoponica , përfshin shumë materiale nga periudha romake dhe greke . Pas shpikjes së shtypit Kolumela ishte një nga autorët antikë gjithashtu i pranishëm me shumicën e shkëlqyer të botimeve Ndryshe nga autorët e tjerë Latin që u morën vetëm me bujqësi , Kolumela zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shkencave Bujqësore , për këshillat shkencore dhe praktike të dhëna për këtë rrafsh të dijes. Për këtë arsye , në kohën e shpikjes së shtypshkrimit Traktati i tij ishte një nga ata që pati botime më të shumta. Kolumela sipas profesor Petraq Sotirit përmend në studimin e tij dhe rajonin e Ilirisë për pasuritë bujqësore në vreshta.

Burim i të dhënave[redakto | përpunoni burim]